Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Burime Njerezore

    Durres, ofrohet vend pune Burime Njerezore







    Durres



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Autostrada Tr.-Dr.





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Burime njerezore - HR



    Gjuha





    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania Dekoll sh.p.k ,ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj po kerkon te punesoje nje kandidate potenciale per pozicionin e Specialistit te Burimeve Njerezore. Përmbledhje:Specialistja e Burimeve Njerëzore ka funksion bazë funksionimin e të gjitha programeve të Burimeve Njerëzore në shoqëri, përgatit strategjitë e programeve të BNJ, përgatitje e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:



    Përgjegjës për impementimin e të gjithë procedurave të BNJ, administrim, rekrutim, trajnim , vlerësim performance etj;
    Koordinon gjithë procesin e rekrutimit, përgatit JD në bashkëpunim me drejtorët e departamenteve, nxjerr njoftimet, organizon intervistat dhe procesin e punësimit të punonjësve të rinj;
    Administron dosjet e personelit, përgatit kontratat e punës;
    Ndjek dhe zhvillon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
    Koordinon procesin e trajnimit dhe zhvillimit të stafit bazuar në nevojat e identifikuara;
    Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
    Përgatit dokumentacionin e nevojshem për lejet e lindjes të stafit;
    Mban lejet vjetore te stafit/raportet shëndetësore;
    Monitoron respektimin e orarit zyrtar të punës nga stafi sipas Qarkorës së Brendshme për Listeprezencën;
    Kujdeset për nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve dhe plotëson skemën e amortizimit të trajnimit.
    Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi për punonjës me shtetësi të huaj.
    Te kete njohuri mbi pergatitjen mujore te pagave te punonjesve. (PayRoll).
    Mban dhe pergatit te gjithe dokumentacionin e nevojshem per inspektoriatin e punes.


    Kërkesa dhe kualifikime

    Edukimi: Diplomë Universitare në degën Administrim Bisnes, Juridik;.
    Eksperiencë Pune: Të ketë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e menaxhimit te BNJ ne kompani te medha.

    Kualifikime të tjera:

    · Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
    · Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
    · Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
    · Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
    · Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
    · Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
    · Aftësi për të koordinuar punën;
    · Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.


    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa [email protected]

    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

    Cel. : 0697070978

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X