Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    KETRI WEB - UI/UX Designer

    KETRI WEB - UI/UX Designer







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Ekspozita | Gjykata





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Web design



    Gjuha

    anglisht





    Kërkojmë një UI/UX designer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për UX, dëshiron të kuptojë se si njerëzit ndërveprojnë me pajisjet dhe teknologjinë, është i vendosur të zgjidhë problematikat e tyre dhe të thjeshtëzojë gjërat. Veç kësaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite përvojë në këtë fushë, një portofol gjithëpërfshirës që përfshin punët me web dhe mobile applications të përmasave të mesme e të mëdha, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:

    Detyrat


    Merr pjesë në takime me klientët dhe kolegët për të mbledhur informacion rreth një projekti, për të kuptuar modelin e kërkesat e biznesit, dhe për të shkëmbyer ide
    Krijon user personas dhe storyboards
    Përcakton arkitekturën e informacionit, përgatit wireframes, prototipet, user journeys dhe site maps.
    Krijon ndërfaqe origjinale dhe elegante, të cilat i përmbahen udhëzimeve të brand-it dhe plotësojnë nevojat e vizionin e klientit.
    Krijon elemente specifikë të UI siç janë, komponentët lundrues dhe informues, forma, butona, widget, etj
    Siguron që dizajnet janë miqësore me përdoruesit dhe të thjeshta për t'u përdorur
    Krijon dizajne dhe prototipe për website, mobile apps dhe pajisje të llojeve dhe madhësive të ndryshme
    Zhvillon testime mbi përdorshmërinë e prototipeve ose produkteve përfundimtare, për të vlerësuar cilësinë e përvojës së përdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon përmirësime
    Shfrytëzon feedback-un e klientit, usage metrics dhe usability findings, për të përmirësuar layout-in dhe eksperiencën e përdoruesit
    Shkruan raporte dhe komunikon mendimin themelor të punës së tij ose të saj, duke përfshirë idetë e dizajnit dhe mënyrën se si funksionon një website.
    Kërkesa teknike


    Është përdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose Sketch
    Kupton mobile-first dhe dizajnet responsive
    Kupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelity
    Ka një sy të mprehtë për kompozimet vizuale, estetikën dhe detajet
    Ka kuptim të mirë të parimeve të dizajnit ndërveprues, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterat dhe pajisjet celulare
    Ka kuptim të mirë të brandimit, marketingut dhe reklamës
    Ka njohuri të thella rreth teorisë së dizajnit, veçanërisht në lidhje me kompozimin, tipografinë dhe teorinë e ngjyrave
    Aftësi personale


    Ka aftësi për të kuptuar qëllimet e biznesit dhe strategjitë e monetizimit të një projekti, dhe t'i përkthejë ato në përvoja digjitale
    Është entuziast dhe i apasionuar pas UX
    Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
    Ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe mund të artikulojë qartë idetë, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjalë dhe me shkrim
    Është në dijeni dhe kupton tendencat e reja në fushën e UI/UX design, dhe rolin e tyre në një mjedis komercial
    Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
    Ka një nivel të lartë pëqendrimi
    Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afatet kohore
    Aftësi plotësuese


    Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve web, të cilat zakonisht përmbajnë logjika biznesi dhe variabla të shumta.
    Ka interes dhe kupton zhvillimet front-end
    Ka njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti
    Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

    Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/ui-ux-designer/4

     










    Website: ketri.al
    Linkedin: linkedin.com/company/ketriweb
    Facebook: facebook.com/ketriweb
    Instagram: instagram.com/ketri.web
Working...
X