Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohen dy Drejtor Projekti/Menaxher Projekti

    Kërkohen dy Drejtor Projekti/Menaxher Projekti







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    ArkitektureInxhinieriInxh. Elektrike | ElektronikeInxh. Mekanike | MekatronikMenaxhimMenaxhim strategjik | Drejtues



    Gjuha

    anglishtitalisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania: “X ONE“ Shpk

    Projekti: "Grand Park Skyline" dhe "Parku Fotovoltaik"

    Përshkrimi i projektit : Projekt rezidencial në Tiranë & Projekt Sistem Fotovoltaik.

    Kërkohen 2 Drejtor Projekti/Menaxher Projekti per secilin nga projektet.

    Përshkrimi kompanisë

    “X ONE” Shpk është një kompani e fokusuar në Ndërtim,Turizëm dhe Energji. Kryesisht aktivitetin e saj e ka në Investime dhe ndërtim projektesh inovative në fushën e ndërtimit, energjisë, turizmit.Pas një eksperience +25 vjecare në Itali në fushen e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sjell eksperiencën e saj dhe në Shqipëri duke krijuar projektet më të bukura në fushën e ndërtimit dhe në turizem me produktet më cilësore.

    Kompania jonë, është duke zhvilluar dy nga projektet më të mëdha dhe më ambicioze.
    Njëri prej projekteve është projekti rezidencial në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Ky projekt do të përfshijë ndërtimin e rezidencave më të bukura dhe më cilësore në qytet, dhe ne jemi në kërkim të një Menaxher Projekti /Drejtor Projekti për të udhëhequr dhe menaxhuar të gjithë projektin nga fillimi deri në përfundim.

    Projekti i dytë që po realizon “X ONE” është një projekt madhor që përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë solare të rinovueshme. Për këtë projekt ambicioz, po kërkojmë një Menaxher Projekti/Drejtor Projekti të dedikuar për të udhëhequr dhe mbikëqyrur të gjitha aspektet e zhvillimit dhe implementimit të tij.


    Pozicioni 1
    Drejtor Projekti/Menaxher Projekti per Projektin rezidencial në zonën e "Ish Gardës"​Detyrat

    Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizoje zbatimin e projektit sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit te projektit pra sipas projekt-preventivit.
    Udhëheqja dhe menaxhimi i të gjitha fazave të projektit, nga planifikimi fillestar deri te dorëzimi përfundimtar i rezidencave.
    Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit.
    Të detajoje dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit.
    Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot.
    Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin.
    Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjesi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
    Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit.
    Kualifikime/ Kërkesa:

    Të ketë mbaruar Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi/Arkitekturë.
    Të ketë të paktën 5 vite eksperience pune në sektorin e ndërtimit.
    Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e projekteve të mëdha rezidenciale ose komerciale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.
    Njohuri të thelluara në menaxhimin e buxhetit, planifikimin e projekteve dhe ndërtimin e strukturave të nivelit të lartë.
    Aftësi të forta drejtuese dhe eksperiencë në menaxhimin e ekipeve të mëdha dhe komplekse.
    Aftësi për të marrë vendime strategjike dhe për të menaxhuar me sukses sfidat që lindin gjatë procesit të ndërtimit.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze/Italiane.
    Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare të kompanive të ndërtimit.
    Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
    Ne kërkojmë një profesionist të motivuar dhe të përkushtuar që do të luajë një rol kyç në realizimin e këtij projekti prestigjioz, duke kontribuar në krijimin e një nga zonave më luksoze dhe më të kërkuara për banim në Tiranë.



    Pozicioni 2​
    Drejtor Projekti/Menaxher Projekti per Projektin e Sistemit Fotovoltaik.
    Detyra të përgjithshme të rolit:

    Planifikimi dhe menaxhimi i të gjitha fazave të projektit, nga faza fillestare e planifikimit deri te dorëzimi përfundimtar i parkut fotovoltaik.
    Koordinimi dhe mbikëqyrja e punimeve në terren, duke siguruar që projekti të zhvillohet sipas afateve të përcaktuara dhe standardeve më të larta të cilësisë.
    Menaxhimi i buxhetit të projektit dhe sigurimi që të gjitha shpenzimet të jenë brenda parametrave të planifikuar financiarë.
    Bashkëpunimi me inxhinierët, konsulentët e energjisë dhe palët e tjera të interesuara për të siguruar një implementim të suksesshëm të teknologjisë fotovoltaike.
    Mbikëqyrja e procesit të përftimit të lejeve dhe sigurimi që projekti është në përputhje me rregulloret dhe standardet ligjore.
    Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për optimizimin e prodhimit të energjisë dhe minimizimin e ndikimit mjedisor.
    Hartimi i raporteve të rregullta dhe komunikimi i progresit të projektit me drejtuesit e kompanisë dhe palët e interesuara.
    Kualifikime, Përvoja dhe Aftësitë:

    Të jetë i diplomuar në një nga degët e Inxhinierisë, kryesisht Inxhinieri Elektrike/Mekanike.
    Minimalisht 5 vite pune në profesion si Menaxher Projekti.
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
    Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office.
    Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme në faza të ndryshme të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze/Italiane.
    Ne kërkojmë një profesionist të motivuar dhe të përkushtuar që do të luajë një rol kyç në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke kontribuar në tranzicionin drejt një burimi energjie më të pastër dhe të qëndrueshëm.

    Puna e ndërthurur në Zyra + Terren.
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës tonë të emailit: [email protected] ku të përfshihet një CV, një leter interesi dhe një portofol projektesh.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    X One Shpk
    Kontakt: +355 698088988
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Ish Garda, Liqeni Artificial.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X