Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti / Drejtor Projekti

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti / Drejtor Projekti







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. NdertimiMenaxhim



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania: “X ONE“ Shpk
    Projekti: "Grand Park Skyline"
    Përshkrimi i projektit : Projekt rezidencial në zonën e "Ish Gardës", "Liqeni Artificial i Tiranes".

    Kërkohet Menaxher Projekti/Drejtor Projekti.

    Përshkrimi kompanisë

    “X ONE” Shpk është një kompani e fokusuar në Ndërtim,Turizëm dhe Energji. Kryesisht aktivitetin e saj e ka në Investime dhe ndërtim projektesh inovative në fushën e ndërtimit. Pas një eksperience +25 vjecare në Itali në fushen e prodhimit të materialeve të ndërtimit, sjell eksperiencën e saj dhe në Shqipëri duke krijuar projektet më të bukura në fushën e ndërtimit me produktet më cilësore.
    Kompania jonë, është duke zhvilluar një nga projektet më të mëdha dhe më ambicioze rezidenciale në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Ky projekt do të përfshijë ndërtimin e rezidencave më të bukura dhe më cilësore në qytet, dhe ne jemi në kërkim të një Menaxher Projekti/Drejtor Projekti për të udhëhequr dhe menaxhuar të gjithë projektin nga fillimi deri në përfundim.


    Kualifikime/ Kërkesa:
    • Të ketë mbaruar Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi/Arkitekturë.
    • Të ketë të paktën 5 vite eksperience pune në sektorin e ndërtimit.
    • Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e projekteve të mëdha rezidenciale ose komerciale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.
    • Njohuri të thelluara në menaxhimin e buxhetit, planifikimin e projekteve dhe ndërtimin e strukturave të nivelit të lartë.
    • Aftësi të forta drejtuese dhe eksperiencë në menaxhimin e ekipeve të mëdha dhe komplekse.
    • Aftësi për të marrë vendime strategjike dhe për të menaxhuar me sukses sfidat që lindin gjatë procesit të ndërtimit.
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze/Italiane.
    • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare të kompanive të ndërtimit.
    • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.

    Detyrat

    • Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizoje zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit te projektit pra sipas projekt-preventivit.
    • Udhëheqja dhe menaxhimi i të gjitha fazave të projektit, nga planifikimi fillestar deri te dorëzimi përfundimtar i rezidencave.
    • Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit.
    • Të detajoje dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit.
    • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot.
    • Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin.
    • Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjesi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
    • Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit.


    Ne kërkojmë një profesionist të motivuar dhe të përkushtuar që do të luajë një rol kyç në realizimin e këtij projekti prestigjioz, duke kontribuar në krijimin e një nga zonave më luksoze dhe më të kërkuara për banim në Tiranë.


    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    X One Shpk

    Kontakt: +355698088988
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Ish Garda Liqeni Artificial

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X