Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Menaxhere Shitje

    Shqiperi, ofrohet vend pune Menaxhere Shitje







    Shqiperi



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Gjuha

    anglishtitalisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    MENAXHERE SHITJE

    Ne jemi ARMAAR GROUP-ARLIS CONSTRUCTION, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Construction”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Menaxher/e Shitje.

    Pozicioni: Menaxher/e Shitje

    Departamenti: Shitje

    Përmbledhje e pozicionit:
    Menaxheri i shitjes suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, propozon plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, siguron gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; si edhe mirëmban dhe menaxhon projektin/projekte të cilat ka në ngarkim, me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë ne kohe.


    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Kryen planifikimin e nevojshëm për përgatitjen e buxhetit vjetor të shitjeve;

    Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;

    Menaxhon marrëdhënien me agjensitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy paleshe, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;

    Koordinohet me aktorët e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar në kontratën paraprake të shitjes;

    Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;

    Menaxhon të gjithë procesin e finalizimit të kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë duke u kujdesur që të reflektohen të gjitha komentet dhe ndryshimet e kërkuara nga palët dhe konsolidimi i tyre në draftin final;

    Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë;

    Kryen studim të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit;

    Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera që ofron investitori;

    Informon klientin mbi fazat e ndryshme në të cilat kalon ndërtimi i një objekti dhe afatet kohore të realizimit të tyre nga investitori;

    Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit të kompanisë imobiliare, klientëve ekzistues dhe atyre potencialë si dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre;

    Ndjek arkëtimet me klientët për këstet e para dhe me pas suporton funksionin e “post shitje” për arkëtimin e kësteve të tjera në momentin e maturimit për klient sipas nevojës;

    Koordinon takime ndërmjet klientëve, institucioneve financiare dhe departamentit të financës në rastet kur klienti ka shprehur nevojën e tij/saj për financim;

    Plotëson draft kontratën e shitjes sipas drafteve të miratuara nga departamenti ligjor (kontrata sipërmarrje, premtim shitje, kalim të drejtash, revokim, etj.);

    Konfirmon me të gjitha departamentet e përfshira (Departamentin juridik, financë, teknik dhe administrim) për finalizimin e kontratave dhe mbas firmosjes njofton me email finalizimin e shitjes tek këto departamente të përfshira;

    Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;

    Plotëson kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara, ndjekja e procedurave noteriale;

    Suporton Marketingun me informacione të ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.

    Edukimi dhe Kualifikimet

    Të ketë eksperiencë minimalisht 5 vjet në të njëjtën fushë.

    · Diplomë e arsimit të lartë;

    · I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;

    · Aftësi të mira në biznes dhe shitje;

    · I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;

    · Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;

    · Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);

    · Aftësi organizuese dhe koordinuese;

    · Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;

    · Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;

    · Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;

    · Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;

    · Të posedojë patentë për drejtim automjeti;

    · Të jetë fleksibël;

    · Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;


    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e e-mail: [email protected] me subjekt: “Menaxhere Shitje”.

    SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    “Armaar Group-Arlis Construction” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Suksese!

    Cel. : 355692073314 / [email protected]

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    [email protected] | www.arlis.al
Working...
X