Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Marketingu

    Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Marketingu







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MarketingMenaxhimMenaxhim strategjik | Drejtues





    Abissnet sh.a. kërkon Drejtor Marketingu
    Drejtori i Marketingut( CMO) në Abissnet luan rol kyç në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut për të promovuar shërbimet e kompanisë, për të rritur ndërgjegjësimin e brandit, dhe për të marrë dhe mbajtur klientët. Ajo/Ai është personi ekzekutiv përgjegjës për të udhëhequr punët e marketingut të kompanisë në një treg me konkurencë shumë të lartë
    Detyrat​Zhvillimi i strategjive të marketingut:

    Krijon dhe implementon strategji marketingu gjithëpërfshirëse për të arritur objektivat e biznesit;
    Analizon trendet e tregjeve, nevojat e klientit dhe aktivitetet e konkurentëve për të identifiikuar shanset për rritje;
    Menaxhimi i Brandit:

    Menaxhon dhe rrit imazhin e brandit Abissnet dhe pozicionimin e tij në treg;
    Siguron qëndrueshmërinë përmes të gjitha kanaleve të marketingut;
    Marketingu Dixhital:
    Mbikqyr iniciativat e marketingut dixhital, duke përfshirë reklamat online, mediat sociale e përmbajtje marketing;
    Utilizon analizat dhe studimin e shifrave për të optimizuar punën e marketingut dixhital;
    Marketingu Tradicional:

    Planifikon dhe ekzekuton fushata marketing, si printimet, tv, radio, reklamat outdoor.
    Promocionin e shërbimit dhe produktit:
    Zhvillon dhe implementon strategji për të promovuar paketa interneti specifike, shërbime të tjera dhe veçoritë e tyre.
    Bashkëpunon me skuadrën e zhvillimit të shërbimeve për koordinuar punën për lançimin dhe updatet e nevojshme;
    Mbajtja dhe marrja e klientëve të rinj:

    Krijon programe që mbajnë klientët ekzistues dhe atraktojnë klientët e rinj
    Implementon programin e besnikërisë dhe të referimit për të rritur kënaqësinë e klientit dhe mbajtjen e tyre;
    Kërkimi i tregut:

    Menaxhon relacionet publike duke përfshirë relacionin me mediat, deklaratat për shtyp dhe strategjitë për menaxhimin e krizave;
    Drejton kërkimin e tregut për të kuptuar nevojat e klientëve, preferencat dhe trendet e industrisë;
    Përdor të dhënat e industrisë për të ribërë strategjitë marketing dhe për të siguruar pozitën konkuruese;
    Menaxhimi i buxhetit: Zhvillon dhe menaxhon buxhetin marketing, siguron alokimin e tyre eficent për të maksimalizuar ROI (Return of investment).
    Kualifikimet​
    Të ketë mbaruar shkollen e lartë për menaxhim, marketing, relacione publike ose degë të lidhura me to:
    Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
    Kërkohet të ketë punuar në departamente marketingu të kompanive;
    Të ketë eksperiencë pune direkte në marketing minimalisht 3 vjet;
    Të njohë shumë mirë marketingun dixhital;
    Të interesuarit të dërgojnë CV në Whats up: 0692230227
    Ose me email: [email protected]


     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X