Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Business Analyst

    Tirane, ofroj vend pune Business Analyst







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Informatike | ProgramimIT | TIK | Informatike Ekonomike



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    RRETH NESH

    ECFA sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg qe prej vitit 2017, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

    Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë në fusha të ndryshme të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Business Analyst

    PËRSHKRIMI I DETYRAVE

    Merr pjese në zhvillimin dhe integrimin e proceseve të reja të biznesit, duke përfshirë testimin e performancës, shmangien e rreziqeve, zgjidhjen e defekteve, sigurimin e cilësisë, riparimin e gabimeve, hartimin e manualeve, si dhe trajnimin e përdoruesve fundorë.
    Merr pjesë në implementimin e zhvillimeve dhe programeve me partnerët e jashtëm ose zhvilluesit lokale
    Mbështet njësitë e tjera në realizimin e proceseve për funksione që lidhen me systemin qëndror dhe sisteme të tjera funksionale në kompani, në përputhje me Procedurën e Zhvillimeve dhe Mirëmbajtjes së Njësisë MIS, si dhe procedurat e tjera në kompani
    Identifikon nevojat për përmirësime të ndryshme në procese ose sisteme, ndihmon në dizenjimin teknik të kritereve dhe kushteve.
    Ndihmon Përgjegjësin e Njësisë në përcaktimin e objektivave dhe matjen e rezultateve për vitin në mënyrë që të sigurohet për kryerjen e tyre në kohën e duhur.
    Identifikon, raporton dhe jep suport në kohe në zgjidhje të problematikave në ERP.
    Kryen suportin teknik për partnerët per të gjithë fushat e bashkëpunimit (aplikim, disbursim, pagesa)
    Cdo fund muaji kryen kuadrimin dhe proceset e nevojshme për mbylljen e muajit në system.
    Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup
    Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të MIS.

    KËRKESAT KRYESORE

    Diplome universitare ne fushat Shkenca kompjuterike, ose Ekonomik /Informatik
    Experience minimum dy vjet ne pozicione te ngjashme
    Njohuri te avancuara ne perdorimin dhe menaxhimin e sisteme operacionale
    Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën
    Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies
    Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave
    Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
    Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal
    Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
    Aftësi shumë të mira kompjuterike

    BENEFITET

    √ Kredo Finance dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
    √ Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

    · Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
    · Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
    · Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese

    Instruksione mbi aplikimin
    Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen:



     




    Apply












    [email protected] | www.kredo.al
Working...
X