Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për një kompani kliente për postin:
MENAXHER/E BLERJESH
Përshkrim i përgjithshëm i rolit:
Planifikon, udhëheq dhe koordinon aktivitetet e blerjes së produkteve sipas nevojave të kompanisë. Studion tregun për të gjetur furnitorë vendas dhe të huaj. Analizon cmimet dhe cilësinë e produkteve dhe negocion për ofertën.
Kërkesat/Kualifikimet:
-Të ketë përfunduar studimet e larta.
-Të ketë përvojë pune në këtë profil ose pozicione të ngjashme minimalisht 3 vite.
-Të ketë njohuri shumë të mira MS Office.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: [email protected] deri në datën 18.01.2024.
*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
Me ne më të suksesshëm!
Apliko