Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtues Njesia e Kartave dhe Paketave

    Drejtues Njesia e Kartave dhe Paketave







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Zhvillimit të Produkteve Retail në pozicionin:

    Drejtues Njesia e Kartave dhe Paketave

    ​Qëllimi i përgjithshem i punës:
    Te jete pjese aktive e ndertimit te planeve dhe implementimit te produkteve ne Retail qe synon nje rritje konstante dhe te vazhdueshme te shitjeve nepermjet kanaleve te ndryshem te bankes, me qellim arritjen e objektivave te caktuara te biznesit Retail.
    Drejtuesi i Njesise se Kartave dhe Paketave eshte pergjegjes per nje planifikim te ciklit te produkteve te kartave dhe paketave per klientet Retail te Bankes duke mbledhur dhe prioritizuar produktet dhe kerkesat e klienteve, duke definuar visionin e produkteve, bashkepunuar me shitjet, marketingun, operacionet dhe siguron qe objektivat e te ardhurave dhe kenaqesia e klientit jane arritur. Drejtuesi i Njesise se Kartave dhe Paketave gjithashtu siguron qe produktet kontribojne ne starategjine e pergjithshme te bankes dhe arritjet e kerkuara. Te kontribuoje ne permiresimin e vazhdueshem te proceseve te brendshme te te cilesise se produkteve ne banke.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Definon strategjine dhe planet e Produketeve te kartave dhe paketat per klientet.
    Bashkepunon me departamentin operacional te Kartave dhe partnere te jashtem te bankes qe te siguroje implementimin e zhvillimeve sipas projekteve te propozuara. Gjithmone duke treguar kujdes ne respektimin dhe ruajtjen e perfitueshmerise se produktit dhe reputacionit te bankes, standardin e ofruar te produktit dhe perceptimin e klientit.
    Pergatit propozimet e produkteve dhe planet financiare te tyre te bazuar ne indikatoret kryesor.
    Eshte pergjegjes per te ndertuar modele inovatore ne produktet e kartave dhe paketave.
    Organizon takime periodike me metoden e design thinking per te persmisuar apo krijuar produkte te reja.
    Krijon dhe perditeson modele dhe raporte qe mundesojne menaxhimin dhe ndjekjen e performances dhe perfitueshmerise se produkteve te kartave dhe paketave sipas segmenteve te klienteles. Duke u kujdesur per rritjen e perfitueshmerise se produkteve dhe penetrimin sipas tipit te klienteles.
    Eshte pergjegjes per indikatoret kryesor te performances per te monitoruar performancen e produkteve nen manaxhim dhe kontribon ne nje kenveshtrim te pergjithshem ne department.
    Drejton Projekte te ndryshme ne Banke per te rritur effektivitetin e produketeve .
    Se bashku me kolege te tjere te departamentit ofron trajnimet te nevojshme tek stafi i paleve te treta apo tek ai i Union Bank, ne menyre qe te shtohet kuptueshmeria e produketeve dhe bashkepunimi te jete me rezultativ.
    Pergatit dhe perditeson manualin e produkteve te kartave dhe te paketave. Bazuar ne analizen e tipareve te produkteve te kartave dhe paketave, detajon edhe ne bashkepunim me strukturat e tjera ne banke, procesin e ecurise se produktit, “Product Journey”.
    Sugjeroj produkte te reja dhe nderton plane te ndryshme per te arritur objektivat e Departamentit.
    Monitoron ne nje kendveshtrim me te pergjithshem ecurine e procesit dhe ne bashkepunim me departamentin apo me struktura te tjera ne Banke rekomandon kanale te reja thithjeje apo ndryshime te mundshme me qellim permiresimin e vazhdueshem te punes dhe thjeshtimin e punes.
    Bazuar ne feedback-un e marre nga klientet, propozon ndryshime ne shporten e produkteve dhe sherbimeve qe ofrohen ne Union Bank.
    Eshte pergjegjes per realizimin e objektivave sasiore dhe cilesore te cilat caktohen per departamentin nga Drejtimi Ekzekutiv.
    Pergatit raporte periodike apo sipas kerkeses ku jepen informacione mbi ecurine e shitjeve si dhe propozimet perkatese qe mund te jene te nevojshme te ndermerren.
    Profili Individual:

    Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
    Eksperience e meparshme minimumi 2 vjecare ne nje pozicion te ngjashem.
    Njohuri te politikave, procedurave dhe produkteve bankare sidomos paketave dhe kartave
    Aftesi shume te mira ne ndertim te produkteve te reja bankare
    I/E motivuar te punoje pa supervizim.
    Aftesi shume te mira te manaxhimit te kohes.
    Aftesi shume te mira per te punuar ne skuader, te arrije pune cilesore me minimumin e mbikeqyrjes.
    I/E pergjegjshem dhe te ruaje konfidencialitetin e informacionit.
    Aftesi shume te mira ne komunikim dhe shkrim,
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze,
    Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 19 Gusht 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp














    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X