Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher Shitje në Green Coast


    Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

    Balkan Finance Investment Group, Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Menaxher Shitje në Green Coast
    Departamenti: Shitje
    Vendndodhja: Palasë, Vlorë

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Menaxheri i shitjes në Green Coast suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, propozon plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët,
    siguron gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; si edhe mirëmban dhe menaxhon projektin/projekte të cilat ka në ngarkim, me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Kryen planifikimin e nevojshëm për përgatitjen e buxhetit vjetor të shitjeve;Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;Menaxhon marrëdhënien me agjensitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy paleshe, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;Koordinohet me aktorët e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar në kontratën paraprake të shitjes;Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;Menaxhon të gjithë procesin e finalizimit të kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë duke u kujdesur që të reflektohen të gjitha komentet dhe ndryshimet e kërkuara nga palët dhe konsolidimi i tyre në draftin final;Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë;Kryen studim të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit;
    Përgjegjësitë si Menaxher Projekti:
    Është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e çdo aspekti të projektit që ka në ngarkim;Përshihet që në momentin fillestar të projektit në sugjerime për tipologjitë e projektit, % e tyre dhe çdo element tjetër i nevojshëm nga pikëpamja e shitjes;Koordinon me të gjitha palët e përfshira realizimin e takimeve me qëllim finalizimin e materialeve të projektit, si edhe realizon prezantimin e projektit tek skuadra përkatëse e shitjes;Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;Koordinon me departamentin marketing në fushatat e marketingut gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit;Plotëson dhe përditëson në mënyrë kronologjike dosjen e projekteve, me të gjitha materialet e nevojshme për shitje, e vendos atë në sharepoint dhe e shpërndan tek e gjithë skuadra e shitjes së segmentit përkatës;Harton dhe ndjek procesin e finalizimit të politikës së çmimeve, draft buxhetet, etj.;Mban inventarin e projekteve në ngarkim dhe është përgjegjës për çdo ndryshim që duhet bërë;Raporton ecurinë e shitjeve dhe përpilon raporte të ndryshme që mund të nevojiten për projektin;Ndjek çdo problematikë të projektit, sinjalizon eprorin për marrjen e masave të nevojshme për zgjidhjen e tyre.
    Detyra Operacionale:
    Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera që ofron investitori;Informon klientin mbi fazat e ndryshme në të cilat kalon ndërtimi i një objekti dhe afatet kohore të realizimit të tyre nga investitori;Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit të kompanisë imobiliare, klientëve ekzistues dhe atyre potencialë si dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre;Ndjek arkëtimet me klientët për këstet e para dhe me pas suporton funksionin e “post shitje” për arkëtimin e kësteve të tjera në momentin e maturimit për klient sipas nevojës;Koordinon takime ndërmjet klientëve, institucioneve financiare dhe departamentit të financës në rastet kur klienti ka shprehur nevojën e tij/saj për financim;Plotëson draft kontratën e shitjes sipas drafteve të miratuara nga departamenti ligjor (kontrata sipërmarrje, premtim shitje, kalim të drejtash, revokim, etj.);Konfirmon me të gjitha departamentet e përfshira (Departamentin juridik, financë, teknik dhe administrim) për finalizimin e kontratave dhe mbas firmosjes njofton me email finalizimin e shitjes tek këto departamente të përfshira;Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;Plotëson kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara, ndjekja e procedurave noteriale;Suporton Marketingun me informacione të ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.
    Eksperiencat e punës:
    Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë.
    Aftësi të tjera:
    Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;Aftësi të mira në biznes dhe shitje;I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);Aftësi organizuese dhe koordinuese;Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;Të posedojë patentë për drejtim automjeti;Të jetë fleksibël;Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    Kushtet e Punës:
    Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

    Afati i dorëzimit: 26/01/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Apliko
Working...
X