Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MarketingMarketing-online | Social Media | SEO



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj

    Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

    Specialist/e Marketingu

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Specialisti i Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Menaxherin e Marketingut gjatë hartimit, përpilimit dhe zbatimit të programeve të marketingut, të promocionit dhe/ose të shitjeve për llojet e brendit të caktuar;
    Përgatit materialet e marketingut, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
    Përgatitja dhe raportimi i buxheteve te marketingut te brendeve të cilat mbulon;
    Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
    Përgatitja dhe implementimi i objektivave të shitjes se bashku me menaxherin e brendit dhe menaxherin e marketingut;
    Ndjekja e shifrave të shitjes dhe inicimi i projekteve për të rritur shitjet në bashkëpunim me ekipin hulumtues;
    Të organizoj takimet marketing dhe ngjarjet marketing për projektet të cilat i mbulon;
    Planifikimi i aktiviteteve BTL dhe ATL;
    Përcjellja e konkurrencës;
    Propozon pako të ndryshme promovuese, që do të nxisin rritjen e shitjeve te brendit;
    Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
    Të menaxhoj përfitimin e konsumatorëve te ri dhe mbajtjen e konsumatorëve ekzistues;
    Bën përcaktimin e planit promovues duke u bazuar në nevojat e konsumatorëve dhe zhvillimet e tregut për brendet të cilat mbulon;
    Delegon detyra dhe përgjegjësi tek personeli i angazhuar sipas detyrës;
    Konfirmon dhe kontrollon cilësinë e materialeve marketing dhe punëve të realizuara nga kompanitë e prodhimit të këtyre;
    Kualifikimet:

    Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
    Të ketë aftësi solide kompjuterike duke përfshirë programet MS Office, marketing software (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacionet (Web analytics, Google Adwords etj.).
    Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
    Njohuri të shkëlqyera të marketingut
    Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
    Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
    Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
    Aftësipër të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

    www.hybrid.al / www.globegroup.al

     




    Apply


    WhatsApp

















    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X