Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Senior Business Analyst

    Tirane, ofroj vend pune Senior Business Analyst






    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Analist i Lartë Biznesi
    Departamenti: Financë
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Analisti i Lartë i Biznesit ofron shërbime të thelluara të analizave financiare dhe menaxheriale dhe sugjeron përshtatjen e strategjive të drejtuesit dhe partnerëve kryesorë të kompanisë. Ai/Ajo gjithashtu rishikon proceset e biznesit për të ndihmuar në evidentimin e rreziqeve financiare të biznesit. Ky pozicion kërkon një përzierje të aftësive analitike, të menduarit strategjik dhe komunikimit efektiv për të mbështetur CFO në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen financiare të kompanisë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Përgatit paketat e raportimit financiar dhe të biznesit për ekipin drejtues, aksionerët dhe institucionet kredituese në formatin dhe frekuencën e kërkuar;
    Përgatit raporte krahasimore të rezultatit aktual me buxhetin dhe analizon variancat përkatëse duke identifikuar trendet kryesore dhe suportuar menaxhimin me indicie për realizimin e buxhetit;
    Bashkëpunon me Menaxherët e Financave dhe Menaxherët e Projekteve për të optimizuar rezultatet financiare dhe për të mbështetur iniciativat strategjike;
    Zhvillon dhe mirëmban modele financiare për të mbështetur vendimmarrjen strategjike në kohë;
    Vlerëson dhe kontrollon planet e biznesit, buxhetet e kompanisë dhe raporton tek CFO për cilësinë dhe saktësinë e buxhetimit, duke dhënë sugjerime për përmirësimin e procesit dhe dokumentit përfundimtar;
    Përgatit dhe mban të përditësuara parashikimet afatgjata të përfitueshmërisë, investimeve dhe mjeteve monetare të kompanisë;
    Asiston CFO-në në përgatitjen dhe zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare efektive për të siguruar përputhjen me udhëzimet e Grupit, standardet dhe rregulloret përkatëse të kontabilitetit, si dhe saktësinë dhe integritetin e të dhënave financiare;
    Realizon kontrolle dhe analiza për vlerësimin e risqeve financiare dhe të biznesit, për të lehtësuar impaktin e tyre në kompani;
    Kryen kontrolle mujore të CRM për të siguruar saktësinë dhe integritetin e vjetërsimit të së drejtave të arkëtueshme dhe raporton te CFO për cilësinë e të dhënave;
    Asiston CFO-në në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë financiare të kompanisë;
    Asiston në vendimmarrjet strategjike për investime të reja duke përgatur analiza financiare dhe plane biznesi;
    Udhëheq projekte dhe iniciativa ndërfunksionale për përmirësimin e proceseve dhe sistemeve financiare;
    Bashkëpunon me menaxherët e financave dhe menaxherët e projekteve për të vlerësuar fizibilitetin financiar të projekteve dhe investimeve të reja;
    Bashkëpunon me Menaxherët e Financave për të mundësuar komunikim dhe koordinim efektiv në Departamentin e Financës.
    Edukimi: Diplomë Bachelor Kontabilitet / Financë. Diplomë Master ose çertifikim professional (ACCA, CFA) përbën avantazh.

    Kualifikime të tjera:

    Të paktën 5 vite eksperiencë në raportim financiar, analiza dhe kontroll biznesi. E preferueshme në kompani investimi dhe/ose ndërtimi;
    Aftësi në modelimin financiar, aftësi të avancuara në programet e analizës financiare (p.sh. Excel, ERP Systems, BI Tools);
    Njohuri të forta të parimeve, koncepteve dhe standardeve (kombëtare dhe ndërkombëtare) të kontabilitetit (GAAP ose IFRS) është thelbësore për raportimin e saktë financiar;
    Njohuri mbi legjislacionin dhe kërkesat specifike të industrisë së pasurive të paluajtshme përbën avantazh;
    Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
    Aftësitë të mira në komunikim për të shpjeguar informacionin kompleks financiar tek palët e interesuara jofinanciare.
    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite

    Afati i aplikimit: 23/07/2024

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp














    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X