Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune SAP Consultant

    Tirane, ofrohet vend pune SAP Consultant







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Informatike | Programim



    Gjuha

    anglisht





    EPPC Albania kërkon një SAP Consultant për klientin e saj, një nga rrjetet më të njohura të supermarketeve.


    Përgjegjësitë kryesore:

    Zhvillimi dhe mirëmbajtja e Sistemit Informativ të Kompanisë për të siguruar disponueshmërinë e saktë dhe në kohë të të dhënave për proçeset e vendimmarrjes;
    Zhvillimi dhe zbatimi i proçedurave të menaxhimit të të dhënave për të garantuar sigurinë e tyre;
    Bashkëpunimi me departamente të ndryshme për të kuptuar nevojat e tyre për menaxhimin e të dhënave dhe për të ofruar udhëzime dhe mbështetje në krijimin e proçeseve efikase të mbledhjes, ruajtjes dhe marrjes së të dhënave;
    Monitorimi dhe analizimi i performancës së sistemeve për të identifikuar fushat për përmirësim, ndjekja e zhvillimit te tyre dhe zgjidhja e problemeve për të minimizuar kohën e ndërprerjes;
    Kryerja e auditimeve të rregullta të të dhënave për të identifikuar dhe zgjidhur çështjet e cilësisë së të dhënave, duke siguruar saktësine dhe besueshmërinë e të dhënave të përdorura për raportim dhe analizë;
    Trajnimi dhe mbështetja e përdoruesve fundore në përdorimin efektiv të SAP-it, duke ofruar udhëzime për shtimin, heqjen dhe interpretimin e të dhënave;
    Përgatitja dhe prezantimi i raporteve dhe analizave të nxjerra nga të dhënat e sistemit për të mbështetur proçeset e vendimmarrjes strategjike;
    Menaxhimi i buxhetit për sistemin, duke siguruar shpenzimin e duhur për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e tij;
    Organizimi i trajnimeve periodike për stafin për të rritur aftësitë në përdorimin e sistemit.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Përvojë në përdorimin e teknologjive dhe menaxhimin e infrastrukturës së bazuar në cloud;
    Njohje të sistemeve si SAP, Windows, Linux, Unix dhe gjuhëve të programimit si Java dhe Python;
    Çertifikime profesionale në menaxhimin e sistemeve të informacionit (p.sh., PMP, ITIL, CISSP);
    Aftësi për të menaxhuar dhe analizuar të dhëna të mëdha dhe përdorimi i mjeteve të analizës së avancuara;
    Njohuri të thelluara në integrimin e sistemit dhe përdorimin e API-ve për ndërveprim midis aplikacioneve të ndryshme;
    Njohuri të përparuara në përdorimin e AI dhe Machine learning (ML) për përmirësimin e proçeseve të biznesit;
    Eksperiencë në menaxhimin e Bazës së të Dhënave: SQL, MySQL.


    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:



    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X