Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohen Farmacistë të kualifikuar

    Kërkohen Farmacistë të kualifikuar







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Farmaceutik



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    Përshkrimi

    "Ditë e Natë" është rrjeti më i madh i farmacive në Shqipëri, pjesë e Delta Pharma Group, një kompani farmaceutike lider në Shqipëri dhe në Ballkanin Jugor.
    Me mbi 65 lokacione në qytetet kryesore si Tirana, Shkodra, Lezha, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Fieri, "Ditë e Natë" Ditë e Natë punon fortë çdo ditë për të përmbushur nevojat tuaja, duke kombinuar avantazhet e farmacisë pranë shtëpisë suaj me forcën e një kompanie të madhe serioze, ku në fokus është cilësia e produkteve dhe siguria e origjinës së tyre. Ne ju ofrojmë profesionalizëm të plotë përmes një stafi farmacistësh, i cili ju përgjigjet çdo pyetje dhe kërkese lidhur me shëndetin tuaj dhe gjithë familjes tuaj.

    Kërkohen Farmacistë të kualifikuar për t'i shërbyer pacientëve në marrjen e anamnezës dhe në trajtimin e simptomave,
    si dhe në orientimin e pacientëve për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme
    (të orientojnë pacientin tek mjeku përkatës, kur rasti është përtej tagrit të tyre)

    Detyrat

    • Interpretimi dhe ekzekutimi i recetave të mjekut;
    • Monitorimi i terapive të pacientëve, këshillimi, si dhe informimi i pacientëve mbi efektet e mundshme anësore;
    • Udhëzimi i pacientëve për mënyrën e përdorimit të barnave ose produkteve të tjerë farmaceutike;
    • Kryerja e shërbimeve mjekësore si, matja e tensionit, matja e temperaturës dhe kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak;
    • Mbajtja e një ambienti pune të sigurt dhe të pastër;
    • Përmbushja e kërkesave operacionale për farmacinë, që do të thotë, kontrolli i furnizimeve, pagesat,
    si dhe kontrolli i vazhdueshëm dhe heqja nga inventari i barnave të skaduara/dëmtuara;
    • Zbatimi i legjislacionit farmaceutik dhe i procedurave që drejtojnë praktikën farmaceutike;
    • Kryerja e detyrave të tjera administrative, sipas kërkesës.

    Kualifikimet

    • Diplomë në Farmaci dhe anëtarësi në Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë;
    • Eksperiencë si Farmacist;
    • Licensë për ushtrimin e profesionit të Farmacistit ose Drejtuesit Teknik;
    • Njohuri të mira për kuptimin/interpretimin dhe dhënien e saktë të dozave të kërkuara, për lëndët aktive dhe për emrat tregtarë farmaceutikë;
    • Njohuri kompjuterike;
    • Aftësi të shkëlqyera organizative;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe me shkrim.

    Për aplikime dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it, [email protected] ose telefononi në numrin +355 67 500 0980.

     




    Apply


    WhatsApp
















    Farmacia Ditë e Natë
    [email protected] | +355 67 500 0980
Working...
X