Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje MENAXHER CILËSIE

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje MENAXHER CILËSIE







    Tirane









    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune MENAXHER CILËSIE (QA/QC)

    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS DHE DETYRAT KRYESORE
    Menaxheri i Cilësisë është përgjegjës për:

    Hartimin Monitorimin dhe Implementimin proçedurave dhe Sistemit të Cilësisë së kompanisë në terren.
    Përgjegjës për dokumentat e QA/QC të projektit duke përfshirë certifikatat, rezultatet e testit, kërkesat e inspektimit, raportet e mospërputhjes, udhëzimet në vend, miratimet e materialeve dhe dokumente të tjera të rëndësishme të QA/QC.
    Realizimin e punës në përputhje të specifikimeve kontraktore.
    Koordinon dhe programon në kohë testimet në terren dhe inspektimet mbi performancën lidhur me sigurimin & kontrollin e cilësisë (QA/QC).
    Dokumenton, monitoron, ndjek dhe ben koordinimin e të gjitha raporteve të testeve Laboratorike.
    Marrjen pjesë në auditin e brëndshëm dhe të jashtëm të kantierit.
    Koordinimin e të gjitha inspektimeve të cilësisë nëpërmjet inspektorëve të cilësisë në kantier.
    Bën të mundur që dokumentacioni i kontrollit të cilësisë është i bërë gati për tu bashkëngjitur librezës së masave.
    Realizimin e instruksioneve të cilësisë dhe veprimet korrigjuese në rast jo konformiteti.
    KRITERET E KËRKUARA

    Të ketë mbaruar Dipllomën Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Profili Infrastrukturë ose Strukturist.
    Të zoterojë shumë mirë gjuhën angleze.
    Të përdorë shumë mirë programin AutoCAD dhe paketën M. Office.
    Mosha e kërkuar: deri 45 vjeç.
    Të ketë mbi 2 vjet experiencë si QA/QC.
    Të jetë i paisur me Leje Drejtimi klasi B
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari, ose të kontaktojnë për çdo numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X