Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER/E KOSTOIST/E

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER/E KOSTOIST/E







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative. “SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E KOSTOIST/E.

    PËRSHKRIMI I PUNËS: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë perodike në degën teknike dhe financë, hartimin e preventivave dhe cmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.

    DETYRAT KRYESORE:

    Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizes së cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve te nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
    Rakordimi mujor me departamentin e financës për inventarët, gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
    Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për punimet që kryen vetë kompania.
    Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit.
    Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, në bashkëpunim me Zyrën Teknike.
    Raportimi i kostos së objekteve në bashkëpunim me Departamentin e Financës.
    Përgatitja e preventivave të paketave tenderuese te kompanise.
    Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
    Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
    Kontrolli të tregut për çmime të dhëna nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët.
    Asistence në përgatitjen e Buxhetit mujor, Cost raport dhe Cash Flow, të punimeve.
    Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet ne objekte.
    Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet
    dhe rakordimet përfundimtare.
    KRITERET E KËRKUARA:

    Të ketë diplome Master, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë në fushën e mbajtjes së kostos në ndërtim.
    Të njohë programet bazë në kompjuter, autocad, etj.
    Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze.
    APLIKIMI
    Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X