Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK, ZBATUES I PROJEKTEVE

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK, ZBATUES I PROJEKTEVE







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | Elektronike



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER ELEKTRIK, ZBATUES I PROJEKTEVE.

    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS
    Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zbatimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/ instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.

    DETYRAT KRYESORE:

    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në secilën njësi biznesi. Harton planin e zhvillimit dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani.
    Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar.
    Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total.
    Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike.
    Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike.
    Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha objektet.
    Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme.
    Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit Teknik.
    Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.
    KRITERET DHE AFTËSITË KRYESORE:

    Diplomë në Inxhinieri Elektrike, përbën përparësi Liçenca Elektrike
    Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Office
    Të ketë mbi 5 vjet experience në fushën e Inxhinierisë Elektrike, si dhe të ketë aftësi të shkëlqyera organizative
    Të zotërojë gjuhën angleze
    Të zotërojë patente klasi B.
    Mosha e kërkuar deri 50 vjeç.
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:hr@salillari, ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X