Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt në Mbikëqyrje

    Arkitekt në Mbikëqyrje






    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale


    Pozicioni: Arkitekt në Mbikëqyrje
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Palasë


    Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit, duke patur parasysh dhe anën ekonomike të tij. Mbikëqyrësi përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë e vërtetësinë e dokumenteve që pasqyrohen në të.



    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Verifikon të gjithë dokumentacionin përkatës, të licensave, të autorizimeve dhe të lejeve, të cilat, sipas dispozitave në fuqi, duhet të merren para fillimit të punimeve;​
    Njeh me hollësi kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha akteve administrative që lidhen me të, si dhe njeh të gjitha ndryshimet e mundshme të kësaj kontrate me kalimin e kohës;​
    Njeh me hollësi projektin ne te gjitha fazat dhe ndryshimet e mundshme te tij;​
    Harton aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrativ, si licensa, autorizime e leje të marra nga sipërmarrësi, ne bashkëpunim me inxhinierin e mbikëqyrjes;​
    Gjatë zbatimit të objektit jep instruksione me shkrim dhe nëse gjen shkelje të standardeve teknike dhe akteve ligjore dhe nënligjore, vë në dijeni sipërmarrësin, PM dhe MKTM;​
    Miraton të gjitha materialet ndërtimore te rifiniturave që përdoren në vepër duke respektuar projektin e zbatimit;​
    Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të vendosura në objekt;​
    Bazuar në standardet e zbatimit të punimeve në ndërtim dhe legjislacionin shqiptar, kërkon pezullimin e përkohshëm të punimeve, në çdo rast me miratimin e Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, për aq kohë sa quhet e nevojshme korrigjimi i gjendjes;​
    Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve ndërtimore arkitektonike dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe PM për realizimin e tij. Asnjë punim nuk do të mbulohet, maskohet apo betonohet pa miratimin e mbikëqyrësit të punimeve ndërtimore;​
    Merr pjesë në kolaudimin e veprës, jep mendimin e tij dhe asiston kolaudatorin në proces;​
    Kontrollon dhe miraton situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve ndërtimore;​
    Pas përfundimit të kolaudimit mbështetur në kontratën dhe në dokumentacionin tjetër, raporton në KT dhe informon PM për përfundimin e procesit të kolaudimit;​
    Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit;​
    Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurisë së Projekt Menaxherit;​
    Asiston Këshillin Teknik në fazat e hartimit të raportit të vlerësimit të projektit;​
    Raporton cdo ditë dhe në mënyrë periodike tek Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe Projekt Menaxheri, për proceset e mbikqyrura;​
    Harton raportet e mbikëqyrjes një herë në muaj dhe raporte specifike në varësi të problematikave në kantier.​

    Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture

    Kualifikime të tjera:​
    Jo me pak se 10 vite eksperiencë në zbatim punimesh;​
    Eksperiencë 5 vjeçare në mbikëqyrje punimesh;​
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
    Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
    Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;​
    Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;​
    Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;​
    Njohje të programeve kompjuterike, paketa Office, AutoCAD, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.​

    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecrui...rce=CareerSite

    Afati i aplikimit: 18/06/2024

    Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. ​

     




    Apply


    WhatsApp














    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X