Senior Specialist për Kujdestarinë e Dokumentave të Bankës
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Organizimit, Njesia e Kujdestarise se Dokumentave te Bankes në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Përshkrimi i Përgjithshëm i Punës:
Ky pozicion siguron ndjekjen e hapave dhe konsolidimin e politikave, procedurave, rregulloreve dhe manualeve që hartohen nga strukturat e Bankës. Sygjeron mënyra për përmirësimin e dokumenteve të miratuara dhe siguron përputhshmërinë e tyre me rregulloret e brendshme dhe aktet e vlefshme të Bankës.
Është përgjegjës për manaxhimin e politikave, rregulloreve dhe procedurave brenda në Bankë. Koordinon palët e përfshira gjatë krijimit dhe mirëmbajtjes së këtyre dokumentave. Krijon, administron dhe mirëmban inventarin e brendshem të politikave / procedurave / rregulloreve.
Përgjegjësitë kryesore të punës:
Suporton dhe koordinon përditësimin e Politikave, Procedurave, Manualeve dhe Rregulloreve të Bankës të inicuar nga Njësia mbajtëse e dokumentit dhe rekomandon ndryshime kur është e nevojshme
Mbështet dhe përcakton rregulloret dhe dokumentet e brendshme që i referohen proceseve të punës/aktiviteteve të biznesit të Bankës, duke zhvilluar dhe/ose kontrolluar politikat, procedurat, rregullat e funksionimit, udhezimet, etj.
Siguron konsolidimin dhe kodifikimin e të gjitha procedurave, politikave, manualeve dhe rregulloreve të Bankës sipas modeleve (templates) standarte unifikuese të përcaktuara dhe aprovuara.
Kujdeset për përfshirjen dhe angazhimin e të gjitha strukturave të nevojshme të Bankës për dhënien e suportit dhe angazhimin në krijimin/përditësimin e procedurave, politikave, rregulloreve dhe manualeve.
Bashkëpunon me njësitë e përfshira për përshkrimin dhe analizën e procedurave të tyre, merr pjesë për regjistrimin sistematik të procedurave dhe identifikon, përshkruan, analizon dhe vlerëson rrjedhën e punës në çdo Njësi të Bankës. Bashkëpunon me Njësinë e Përputhshmërisë dhe njësitë e tjera kompetente për të siguruar që dokumentet të jenë në përputhje me kuadrin rregullator vendor.
Përcakton dhe kujdeset për zbatimin e rregullores specifike për standardizimin e procesit të krijimit dhe dokumentimit të aktiviteteve/proceseve të punës së Bankës.
Është funksioni përgjegjës i Bankës që koordinon unifikimin e vendimeve të Komiteteve përkatëse.
Sygjeron mënyra për përmirësimin e dokumenteve të miratuara dhe siguron përputhshmërinë e tyre me rregulloret e brendshme dhe aktet e vlefshme të Bankës.
Vepron si kujdestar i të gjitha proceseve të administrimit, ndryshimit dhe publikimit të dokumenteve të punës në formën e politikave, procedurave, udhëzimeve të punës, rregullave të funksionimit, vendimeve, etj.
Kërkesat e profilit:
Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit/Ekonomise ose fusha te tjera të ngjashme;
Te pakten 3 vite experience bankare, avantazh ne profilin e organizimit dhe zhvillimit te proceseve/dokumentave;
Aftësi BPM (analizë procesi, dizejnim, optimizim);
Përgatitje raportesh/prezantimesh në nivel manaxherial;
Background shumë të fortë analitik, vleresim kritik;
Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe i vëmendshëm ndaj detajeve;
Të jetë një “problem solver”, të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese dhe të luajë nje rol proaktiv në ndermarrjen e iniciativave;
I/E aftë të punojë në grup dhe të ndërtojë marredhënie konstruktive me koleget;
Aftësi shumë të mira kompjuterike si dhe njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 18 Qershor 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
Apply
WhatsApp
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
Fax: +355 4 2272 880
[email protected] | www.unionbank.al