Green Coast, ofrohet vend pune Supervizor Teknik
Vlore
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Supervizor Teknik
Departamenti: Hospitality (Dept. i Mirëmbajtjes)
Vendndodhja: Green Coast, Palasë
Lloji i punësimit: i përhershëm
Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori Teknik është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve mekanike/hidro në sistemet përkatëse si HVAC, aspirim-kondicionim, kolektorët e ujit, impjantin e filtrimit të ujit, linjat e fumizimit dhe shkarkimit, panelet diellore, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante, sistemi sprinkler, etj., si dhe monitoron/kontrollon mbarëvajtjen e sistemit duke raportuar për gjendjen teknike tek eprori.
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
Përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve;
Udhëheq kryerjen e punimeve mekanike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente;
Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të mirëmbajtjes në sistemet e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura;
Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t'u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara;
Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes së sistemeve mekanike dhe sistemeve speciale;
Koordinon punën brenda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes;
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të njësisë;
Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes;
Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
Merr pjesë në handover proces të njësive nga investitori/Green Coast;
Të sigurojë furnizimin me ujë në Lungomare, Kampus dhe Resort-fazës së dorëzuar;
Të marrë masa të menjëhershme dhe të lajmërojë autoritetet përkatëse, menaxherin e mirëmbajtjes, në mungesë të këtij të fundit njofton drejtuesin e departamentit, kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë apo atë elektrik nga persona të paautorizuar;
Të kujdeset për makineri apo paisje mekanike/elektrike si gjeneratorët, elektropompa, etj.
Të mirëmbajë dhe përmirësojë rrjetin e furnizmit me ujë, rrjetin KUZ , rrjetin e vaditjes së Resortit, Lungomares, La vista, Kampusit, etj;
Të kujdeset për të gjitha asetet e Balfin Asset Management and Hospitality në Green Coast duke i mirëmbajtur ato nëpërmjet stafit teknik.
Kualifikimet e Kërkuara:
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në degën inxhinieri mekanike;
Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme në mirëmbajtje ose zbatim;
Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit mekanik/hidro;
Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik.
Kompetencat Kryesore:
Të jetë i përpiktë, i saktë, dhe i shpejtë;
I vëmendshëm ndaj detajeve dhe i kujdesshëm;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
I/e fokusuar ndaj klientit dhe me një qëndrim pozitiv;
Aftësi në instalime hidraulike/elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti.
Kushtet e Punës:
Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
“Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
W: +355 69 703 9642