Asistent i Menaxherit te Programit
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Asistent i Menaxherit të Programit
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Ofron mbështetje për Menaxherin duke koordinuar aktivitetet që lidhen me të gjitha projektet. Siguron vazhdimësinë dhe efikasitetin e çdo projekti nga fillimi në fund, përmes komunikimit të qartë me të gjitha palët e përfshira. Përgatit raporte dhe organizon takime, përpilon minutat e takimit, koordinon shpërndarjen e korrespodencës, sistemon dokumentacionin fizik të projekteve dhe kujdeset për protokollin hyrës dhe dalës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Menaxhon në tërësi axhendën e Menaxherit të Programit, organizon takime me stafin dhe bashkëpunëtorët, njofton të gjithë pjesëmarrësit në kohë për vendndodhjen dhe orarin e takimit, mban minutat e takimit si dhe i ndjek ato me personat përgjegjës deri në finalizim;
Suporton në hartimin/editimin e raporteve, shkresave dhe kujdeset që ti dërgohen personave/institucioneve përkatese;
Trajton materiale dhe dokumenta konfidenciale në mënyrë profesionale;
Siguron që i gjithë dokumentacioni i projektit të jetë i saktë dhe i ngarkuar në sistemet e përbashkëta të brendshme dhe të jashtme;
Kujdeset për ndarjen dhe sistemimin e dokumenteve të projekteve:
Vendos në dispozicion të punonjësve, dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim;
Protokollon dokumentacionin hyrës dhe dalës sipas procedurës së protokollimit;
Suporton stafin për dorëzimin e dokumenteve në arkivë;
Suporton stafin në mënyrën e protokollimit dhe arkivimit të dokumenteve në SharePoint;
Menaxhon dokumentacionet hyrëse dhe dalëse në dosje, shoqëruar me indeksin përkatës;
Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme për nevojë të menaxherit;
Skanon kontratat dhe i vendos në intranet sipas natyrës së tyre;
Përkthen saktë dokumentet në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;
Sigurohet që dokumentacioni i sjellë për firmë tek Menaxheri, të ketë Relacionin shoqërues të firmosur nga palët.
Edukimi: Të zotëroj diplomë universiteti në Arkitekturë/Inxhinieri
Kualifikime të tjera:
Të paktën 2 vite përvojë pune në të njëjtën industri;
Aftësi të mira në Microsoft Office, duke përfshirë Word, Excel dhe PowerPoint. Përvoja me aplikacione të tjera si: CAD, MS-PROJECT është thelbësore;
Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal. Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (Zotërimi i një gjuhe tjetër të komunitetit europian përbën avantazh);
Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, komerciale dhe komunikuese;
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencën e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
Aftësi për t'i paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, si dhe për të përpiluar raporte të ndryshme, etj.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
Afati i aplikimit: 07/06/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
Balfin DEVELOPMENT
+355 44523200 | [email protected]
St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania