Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior / Specialist per Menaxhimin e Rrezikut Operacional

    Senior / Specialist per Menaxhimin e Rrezikut Operacional







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MenaxhimMenaxhim strategjik | Drejtues



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Menaxhimit të Rrezikut në pozicionin:


    Senior / Specialist per Menaxhimin e Rrezikut Operacional​

    Qëllimi i përgjithshem i punës:
    Specialisti per rrezikun operacional eshte pergjegjes per identifikimin, matjen, monitorimin dhe raportimin e te gjithe risqeve operacionale me te cilat ndeshet banka gjate zbatimit te strategjise se saj te biznesit. Ky rol konsiderohet si linje e dyte e pavarur e kontrollit. Gjithashtu, ky rol kerkon bashkepunim te ngushte dhe te vazhdueshem me linjen e pare te kontrollit ne menyre qe te siguroje se praktikat e menaxhimit te rrezikut operacional te bankes jane ne perputhshmeri me madhesine dhe qellimin e bankes si dhe ne te njejten linje me kerkesat rregullative.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Siguron identifikimin, matjen, monitorimin dhe raportimin e sakte te riskut operacional me qellim minimizimin e humbjeve,
    Pergjegjes per zbatimin dhe perputhshmerine me kerkesat rregullatore dhe te brendshme lidhur me fushën e risk-ut operacional,
    Ndihmon ne procesin e rishikimit te politikave, procedurave dhe rregulloreve te brendshme duke formuluar propozime konkrete ne perputhje me kuadrin rregullator dhe praktikat me te mira nderkombetare ne fushat e menaxhimit te riskut nen pergjegjesine e tij/saj,
    Perditesohet rregullisht me kuadrin rregullativ ne fushat e rendesishme te riskut si dhe me trendet/ngjarjet e industrise, zhvillimet e ardhshme, ndryshimet e rendesishme ekonomike dhe politike qe ndikojne ne praktikat e menaxhimit te riskut operacional te bankes. Pergjegjes per reflektimin, perfshirjen dhe pershtatjen e ketyre ndryshimeve ne kuadrin e brenshem rregullativ te bankes,
    Monitoron dhe vlereson ekspozimin e bankes ndaj riskut operacional si dhe raporton rregullisht lidhur me ekspozimin aktual ndaj riskut, dhe zhvillimeve te tjera te lidhura me kete risk. Pergjegjes per pershtatshmerine dhe qendrushmerine e modeleve/supozimeve te perdorura si dhe te pershatshmerise se infrastruktures se menaxhimit te riskut me produktet dhe nivelin e kompleksitetit te bankes,
    Pergjegjes per cilesine dhe pergatitjen ne kohe te raporteve, analizon shifrat/faktet dhe asiston ne nxjerrjen e konkluzioneve te rendesishme dhe te rekomandimeve te cilat i prezantohen strukturave te ndryshme brenda bankes,
    Identifikon dhe vlereson mjaftueshmerine e kontrolleve te brendshme te propozuara lidhur me produktet, proceset, shërbimet, aktivitetet e reja,
    Merr pjese ne rishikimin e vazhdueshem te indikatoreve kyc te riskut nen fokusin e eficences operacionale, efektivitetit dhe analizon ndryshueshmerine/luhatshmerine e tyre,
    Suporton dhe siguron cilesine e procesit te vetevleresimit te riskut operacional duke ndjekur saktesisht fazat e rendesishme te procesit, analizuar dhe monitoruar risqet e identifikuara dhe kontrollet e brendshme te deklaruara, si dhe ndjek zbatueshmerine e planeve te masave te miratuara,
    Merr pjese ne analiza dhe rekomandon permiresime te kontrolleve te brendshme bazuar ne raportet e rendesishem dhe analiza te zhvilluara brenda departamentit,
    Krahason informacionet e jashtme me ato te brendshme ne menyre qe te vleresoje trendet dhe impaktet e mundshem potenciale nga ekspozimi ndaj riskut, afektet anesore dhe nevojat per kapital rregullator,
    Monitoron dhe perditeson analizat/skenaret e stress-test-ve, analizon supozimet e perdorura dhe vlereson skenaret me te kenaqshem duke i kushtuar vemendje kapacitetit dhe mjaftueshmerise se bankes nderkohe qe perballet me skenare jo te zakonshem,
    Bashkepunon dhe/ose koordinon veprimtari me departamentet e tjera lidhur me detyra te ndryshme dhe/ose projekte lidhur me aktivitete te menaxhimit te riskut,

    Profili Individual:

    Diplome Bachelor ne Ekonomik ose ne fusha te tjera te lidhura.
    Diplome Master i specializuar ne fushen e menaxhimit te riskut dhe praktikat e punes ne kete profil mund te konsiderohen si ekuivalente te eksperiences.
    Eksperience 2-vjecare ne sistemin bankar, e preferueshme ne funksionet e kontrollit ose operacioneve.
    Njohuri te mira te produkteve dhe shërbimeve bankare, si dhe praktikave te përdorura (perfshire praktiken operacionale),
    Aftesi shume te mira ne komunikim dhe shkrim,
    Njohuri te mjaftushme/mirate kuadrit legjislative ne fuqi,
    Qendrim i pergjegjshem dhe proaktiv,
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze,
    Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 07 Qershor 2024:

    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp

















    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X