EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: "Jurist".
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Informimi dhe përditësimi i shoqërisë dhe departamentit për ndryshimet e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe në vecanti për ndryshimet e legjislacionit që lidhen drejtpërdrejtë me fushat në të cilat vepron shoqëria.
2. Detyrimin për të qenë prezent në kontrolle që ushtrohen ndaj Shoqërisë dhe ndjekja e tyre me institucionet përkatëse duke vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës, ndjekja e procesit me institucionin.
3. Menaxhimi i dokumentacionit ligjor në shoqëri duke përfshirë por pa u limituar në kontrata, akte përfaqësimi, menaxhimi i kontratave ose debitorëve përkatës.
4. Përgatitja, kontrolli, monitorimi I të gjithë lejeve/licencave dhe akteve ligjore të detyrueshme për funksionimin e aktivitetit.
5. Azhornimi i rregulloreve dhe procedurave të shoqërisë bazuar në ndryshimet ligjore.
6. Kontrolli i dokumentacionit ligjor dhe administrativ i shoqërisë ( Dosje AKU, Dogana, Tatime, Bashkia, ILDKPI dhe të tjera të ngjashme)
7. Koordinimi me Zyrat Ligjore për problematikat e Shoqërise duke përfshirë por pa u limituar në përfaqësime në Gjykata, Dogana, Tatime, AKU etj.
8. Koordinimi me Zyrat Përmbarimore për ndjekjen e debitorëve, vënia në dispozicion i dokumentacionit përkatës.
9. Përgatitja, arshivimi, auditimi dhe menaxhimi i të gjithe akteve ligjore:
10. Detyrat e veçanta të caktuara herë pas here.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
1. Bachelor në Drejtësi;
2. Master Shkencor në Drejtësi, i preferuar në tregtinë dhe të drejtën private;
3. Minimumi 3 vjet përvojë pune në fushën juridike;
4. Njohes i gjuhës angleze, preferencialisht edhe asaj italiane;
Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 01.12.2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
Apliko