Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune IT MENAXHER

    Tirane, ofroj vend pune IT MENAXHER







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Informatike | Programim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune IT MENAXHER.

    PËRSHKRIMI I PUNËS

    Menaxhon dhe ndjek detyrat e përditshme të departamentit IT.
    Zbaton zgjidhje teknike si dhe ideon zgjidhje të reja për cështjet dhe problematikat e ndryshme të ngritura nga departamentet përkatese.
    Instalon dhe administron pjesen hardware/ software dhe asiston në përdorimin e tyre nga kompania.
    Koordinon nevojat e punonjësve, vendoreve dhe kontraktoreve remote ose në terren
    Administron rrjetin dhe sigurinë e të dhënave, duke përfshirë active directory, group policies, firewalls, antivirus, etj…
    Merr pjesë në implementimin dhe konfigurimin e sistemeve të reja si dhe kryen trajnimin e punonjësve të kompanisë.
    Monitoron në kohë reale paisjet qëndrore në server room dhe verifikon në mënyrë periodike log-et përkatëse.
    Kryen diagnostifikimin e alarmeve të ndryshme/ problematikave të shfaqura në paisjet qëndrore si dhe zbaton zgjidhjet përkatëse.
    Monitoron në kohë reale dhe kontrollon funksionalitetin e rrjetit LAN/ WLAN. Verifikon komunikimet VPN Site to Site dhe Remote Client.
    Mbron të dhënat nga infiltrimet e jashtme. Verifikon në mënyrë periodike log-et e Firewall-it dhe Antivirus-it për prezencë të sulmeve apo tentativave të ndryshme të tipit DDos si dhe viruseve të mundshme në rrjetin e brëndshëm.
    Inspekton rregullisht dhomat e server-it të kompanisë.
    Verifikon versionet e programeve të instaluara në PC, kryen përditësimin e tyre si dhe aplikon patch-e të ndryshme.
    Kontrollon funksionalitetin e sistemit të video-survejimit dhe akses kontrollit
    Inventarizon dhe mban dokumentacion përkatës për cdo paisje
    Mban marrëdhënie me furnitoret dhe përditesohet me produktet e reja në treg
    Përpilon raport ditor në lidhje me aktivitetin e zhvilluar si dhe problematikat e zgjidhura
    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

    Diplomë në Informatike, Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose në degë të ngjashme.
    Çertifikime në Cisco, Microsoft.
    Njohuri të mira në sistemet e operimit Windows/Linux, Server & Storage, Sisteme Antivirus, Sisteme Kamerash etj.
    Të ketë eksperiencë mbi 5 vjet.
    Të jetë i komunikueshëm.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X