EPPC Albania kërkon një Media & Marketing Digitalization Project Manager, për klientin e saj, kompani e specializuar në menaxhimin e pasurive të paluajtshme dhe qendrave tregtare.
Përgjegjësitë kryesore:
Krijon, propozon dhe planifikon strategjikisht prezencën e qendrave dhe të gjithë subjekteve të tjera që kompania ka apo mund të ketë në portofol në mediat sociale, të gjitha kanalet e komunikimit që ka si: Instagram, Facebook, YouTube, LinkedIn, WEB, Aplikacione Mobile etj;Krijon, propozon dhe planifikon strategjikisht prezencën e qendrave dhe të gjithë subjekteve tjera që kompania ka apo mund të ketë në portofol në mediat sociale, në të gjitha kanalet e komunikimit digital të nevojshme jashtë kompanisë për qëllime PR apo reklamimi;Planifikon dhe organizon strategjikisht fushatat dixhitale në përputhje me objektivat vjetor të kompanisë dhe në bashkëpunim me ekipin e marketingut, agjencitë e marketingut;Përgjegjës për planin strategjik dhe zbatimin e reklamave në të gjitha kanalet (WEB, SEO/SEM, GDN, Adwords, social media, portale, kanale te ndryshme dixhtale etj);Ndërmerr iniciativa sipas objektivave të përcaktuara për të gjitha kanalet dixhitale në bazë të vlerësimit të raporteve që gjeneron;Gjeneron raporte dhe interpreton KPI për propozimin e masave për përmirësimin e performances dhe ndërmerr masat e nevojshme për arritjen e objektivave;Koordinon dhe menaxhon përmbajtjen në çdo kanal dixhital duke përfshirë të gjithë të interesuarit, qiramarrësit, departamentet e tjera të kompanisë etj;Monitoron, mat dhe raporton performancën e fushatës në baza ditore kundrejt pritshmërive të dakordësuara dhe ndërton raportet e nevojshme për të gjithë palët e përfshira;Programon përmbajtjen dhe menaxhon buxhetin përkatës të reklamave për arritjen e objektivave të kanalit dixhital sipas buxhetit të planifikuar;Propozon në mënyrë proaktive zgjidhje të reja, aktivizime për të angazhuar audiencën dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit;Është përgjegjës/e për zhvillimin e të gjithë projekteve dixhitale që lidhen me departmentin e marketingut që dixhitalizojnë proçeset, shërbimet dhe gjithçka që lidhet me eksperiencën e klientit;Është përgjegjës/e për të zhvilluar CRM dhe për të ndërmarr plane strategjike për shfrytëzimin e databazës për qëllime marketimi dhe rritjen e eksperiencës së klientit;Përgjegjës /e në aspektin strategjk deri në daljen on air të të gjithë kontentit/përmbajtjes për kanalet e sipër përmendura;Identifikon mundësi dhe mënyra të reja për të pasur pozitën nr.1 në ndërgjegjësimin online, të marrë standardin e vazhdueshëm të aktorëve të sektorit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Teknologji Digitale & Gazetari.Minimum 5 vjet përvojë pune në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;Të zotëroj shumë mirë gjuhën Angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;Njohuri dhe përvojë teknike në marketingun dixhital, tregtinë elektronike, shërbimet e përmbajtjes, aplikacionet celulare, analitikën e të dhënave;Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi, bashkëpunimi, organizimi dhe menaxhuese;Aftësi për vendim-marrje të pavarur brenda kompetencave të pozicionit.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.
Apliko