Drejtor Dege - Dega Orikum
Tasks
Të përfaqësojë BKT në komunitetin ku operon;
Të ndërtojë raporte bashkëpunimi me institucionet publike lokale dhe të marrë pjesë në aktivitetet relevante të organizuara prej tyre;
Të monitorojë sjelljen e klientëve në treg dhe të realizojë studime lidhur me të;
Të njohë shume mirë konkurrencën në treg, si dhe të bëjë propozime për ndryshime të mundëshme në funksion të maksimizimit të rezultatit;
Të propozojë Plan-Buxhetin në përputhje me objektivat e përgjithshme të bankës;
Të kryesoje Komitetin e Kreditit të degës dhe të miratojë kreditë dhe transaksionet në degë në bazë të autoritetit të dhënë në përputhje me manualet, rregulloret dhe kufijte e vendosur;
Të kujdeset që përdorimi i kredise të behet konform aprovimit të Komitetit të Kredisë;
Të ndjekë gjithë proçesin e manaxhimit të kredive të këqija para dhe pas kalimit në proçedura ligjore;
Të arrijë objektivat e degës, të miratuara. Të bëjë përpjekje për optimizimin e raportit të ardhura/shpenzime për të arritur një fitim maksimal.
Requirements
Të jetë i diplomuar në Ekonomi;
Aftësi personale drejtuese;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
Të ketë aftësi te mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse;
Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
Të ketë njohuri të thella per sektorin bankar;
Aftesi që të punojë me qetësi nën presion.
Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet Link Job Search (bkt.com.al) ose dergojne CV ne adresen e email [email protected] deri me 10.01.2024 duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikon.
Apliko