Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kukës, Kompania "SALILLARI shpk" kërkon të punësojë EKONOMIST-MAGAZINIER

    Kukës, Kompania "SALILLARI shpk" kërkon të punësojë EKONOMIST-MAGAZINIER







    Kukes



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania “SALILLARI shpk”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI shpk” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI shpk” shpall pozicion të lirë pune EKONOMIST – MAGAZINIER, në KUKËS

    DETYRAT KRYESORE:

    Regjistron brënda ditës të gjitha faturat e blerjes me hyrje në magazinë, në program financiar.
    Rakordon faturën e mallit të blerë me artikujt qe vijnë fizikisht në magazinë duke mbajtur përgjegjësi për krahasimin e sasive të shënuara në faturë me sasitë e mallit fizik, dhe nëse ka diferenca plotëson proçes verbalin dhe ja drejton Shefit të Financës dhe furnitorit.
    Kryen me përgjegjësi daljet e artikujve, për zbatimin e projekteve, duke u kujdesur për plotësimin e dokumentit në mënyrë të saktë sipas rregullave të kompanisë.
    Përditëson në sistem të gjitha daljet e veglave të punës dhe paisjeve që do të merren për përdorim duke dokumentuar emrat përkatës si edhe destinacionet.
    Mban nën kontroll gjëndjen minimale të magazinës për mbarëvajtjen e punës.
    Mban përgjegjësi për dokumentimin e të gjitha lëvizjeve të artikujve të magazinës.
    Mban përgjegjësi për sasinë e artikujve kontabël dhe fizik të cilët duhet të jenë gjithmonë të barabartë.
    Merr pjesë në inventaret e kompanisë.
    Merr përsipër çdo detyrë tjetër që do ti ngarkohet në varësi të nevojave urgjente të kompanisë.

    KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

    Të ketë arsim të lartë, dega Ekonomike.
    Të ketë mbi dy vjet experiencë pune.
    Mosha jo me shumë se 40 vjeç.
    Të përdorë programet bazë Microsoft Office.
    Të njohë programet financiare, Navision përbën përparësi.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X