Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Administrator i sistemeve IT

    Administrator i sistemeve IT






    Infosoft Systems Shpk, kërkon të punësojë: Administrator i sistemeve IT

    Infosoft Systems kërkon të punësojë Administrator i sistemeve IT për t'iu bashkuar ekipit tonë në rritje.
    Administratori i sistemeve IT është punonjësi përgjegjës për mirëmbajtjen, monitorimin dhe përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe virtuale. Ai mirëmban Infrastrukturën Core (Server & Storage), sistemet operative, aplikacionet e biznesit, mekanizmat e sigurisë, web-servers, paketat Microsoft Office, rrjetet lokale, si edhe pajisjet personale (PC/laptop) dhe imazherike (Printer/Scaner).
    Njëkohësisht, Administratori i sistemeve IT duhet të zhvillojë njohuritë e veta në ekzekutimin e programeve dhe mekanizmave diagnostifikuese që shërbejnë për izolimin dhe parandalimin e problemeve që impaktojnë infrastrukturën, si dhe të ofrojë zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejtë të mundshme.

    Kualifikimet:

    Diplomë Universitare në fushën e shkencave kompjuterike ose Teknologjisë së informacionit
    Njohuri të mira në Microsoft Active Directory, Microsoft Windows Server OS, Internet dhe Web Technologies, VPN, IIS, Microsoft SQL Server, SSRS, SSAS, Microsoft Office, etj.
    Eksperiencë dhe njohuri mbi network.
    Eksperiencë pune si system administrator, me njohuri në sistemet operative, sistemet software-ike dhe hardware-ike
    Aftësi në troubleshooting user problems.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    Kujdes në detaje dhe interes maksimal në zgjidhje të problemeve.
    Detyrat kryesore:

    Mirëmbajtjen, konfigurimin, operimin dhe monitorimin e infrastrukturës Hardware Server dhe Storage.
    Mirëmbajtjen, konfigurimin, operimin dhe monitorimin e infrastrukturës së rrjetit Network dhe Security.
    Mirëmbajtjen, konfigurimin, monitorimin dhe përditësimin e platformave virtuale dhe makinave virtuale hostuar në të.
    Kryerjen e instalimeve dhe Upgrade-eve të rekomanduara nga vendor për Hardware & Software të pajisjeve të datacenter (Servera, Storage dhe pajisje Network).
    Kryerjen e implementimeve apo integrimeve automatike të proceseve IT.
    Kryerjen e konfigurimeve dhe veprimeve operacionale të portalit Office 365 dhe shërbimeve të hostuara në të.
    Përgatit Disaster Recovery Plan, shoqëruar me skenarët përkatës për infrastrukturës fizike dhe virtuale.
    Teston Disaster Recovery Plan dhe dokumenton rezultatet e testimit.
    Kryen me cilësi dhe përpikmëri të gjitha detyrat që i ngarkohen. Vepron dhe performon në mënyrë eficente sipas SLA-ve të caktuara.
    e menaxhimit të rasteve.
    Dokumentimin e problemeve dhe zgjidhjes së tyre dhe regjistrimin me rigorozitet të veprimeve në sistemin e menaxhimit të incidenteve etj.

    Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: [email protected]
    Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

     




    Apply











    Infosoft Group
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X