Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior Analist i Core-Banking - Divizionit IT

    Senior Analist i Core-Banking - Divizionit IT






    Senior Analist i Core-Banking ​

    Qëllimi i përgjithshëm i punës:

    Ky pozicion ka pë qëllim Mirëmbajtjen e Sistemit Core-Banking dhe sistemeve të lidhura me të, implementimin e fix-eve, testimin dhe implementimin e zhvillimeve dhe përmirësimeve. Krijon dhe mirëmban ambientet e raportimit dhe raportet sipas kërkesave. Përgjegjës ne implementimin dhe mirëmbajtjen e nderfaqeve te ndryshme me sistemin Core si psh: SWIFT, AECH, File Exchange, WebServices etc.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Mirëmban, parametrizon UB Core Financial Software;
    Dokumenton proceset dhe përditëson procedurat sipas nevojës dhe frekuencës;
    Zhvillon module dhe personalizon produktet sipas kërkesave të biznesit;
    Vlerëson kërkesat për mirëmbajtje të software-it që vijnë nga përdoruesit. Raporton problematikat përmes suportit online;
    Teston zgjidhjet në mjedise testimi dhe i aplikon në përputhje me procedurat në fuqi;
    Mirëmban dhe parametrizon kanalet alternative, si ndërfaqe Web, Mobile, WebServices ose File based.
    Krijon raporte sipas kërkesës së biznesit apo ekipit drejtues;
    Ofron zgjidhje për krijimin e raporteve specifike jashtë mjedisit të raportimit, sipas kërkesave nga palë të treta (si CROA, MOF, AML, ASD).
    Zhvillon interface dhe komponentë në software-in kryesor, që suportojnë kërkesat e bankes ose palëve të treta;
    Ofron zgjidhje për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja përmes parametrizimeve dhe zhvillimeve;
    Ofron suport të nivelit të parë në procesin e mbylljes së ditës;

    Kërkesat e profilit:

    Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë ose fusha të tjera të ngjashme;
    Minimumi 5 vite eksperiencë në sektorin bankar, shërbime TIK;
    I/E aftë të kuptojë ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave Oracle, MS SQL Server dhe të jetë familjar me Oracle PLSQL ose T-SQL, SQL, Java dhe XML;
    Eksperiencë me Oracle DB 12c/18c/19c si dhe me programe të raportimit si: SAP BI ose Oracle BI;
    Njohuri bazë në sistemet Unix/Linux;
    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve vemendje ndaj detajeve dhe me iniciative;
    Aftësi shumë të mira të komunikimit;
    I/E aftë të punojë në grup dhe të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
    I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë proaktive;
    Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.

    Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin


    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp














    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X