Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Larte i Përputhshmërisë

    Specialist i Larte i Përputhshmërisë






    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE​

    Titulli i punes: Specialist i Larte i Përputhshmërisë
    Departamenti: Përputhshmërisë


    PËRMBLEDHJE E POZICIONIT TË PUNËS

    Misioni dhe roli i Përputhshmërisë përfshin identifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e rrezikut të përputhshmërisë së bankës, ndihmën për menaxhimin efektiv të rreziqeve të përputhshmërisë, këshillimin e drejtuesve të lartë për respektimin e ligjeve, rregullave dhe standarteve, informimin e rregullt mbi zhvillimet në legjislacion ne vend. Kryen detyrat e përcaktuara në rregulloret e BSH-së në kuadrin e një programi përputhshmërie që përcakton aktivitetet e saj, të tilla si zbatimi dhe rishikimi i politikave dhe procedurave specifike, procedura të veçanta për rrezikun e përputhshmërisë, testimi dhe vlerësimi i përputhshmërisë, si dhe trajnimi dhe edukimi i stafit mbi çështjet e përputhshmërisë. Mund të kryejë funksione të tjera specifike statutore në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore të bankës.


    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

    Kryen detyrën në përputhje me Rregulloret dhe Procedurat e U.B.A. si dhe kuadrin ligjor e rregullator shqiptar.
    Ushtron ndershmëri, objektivitet dhe zell në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.
    Tregon kujdes në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj. Ai/ajo nuk duhet të përdorë informacionin konfidencial për ndonjë përfitim personal dhe në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me Ligjin ose në dëm të Bankës.
    Rishikon sistemet e krijuar dhe siguron përputhjen me ligjet, politikat, procedurat dhe rregulloret që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në operacionet e Bankës;
    Rishikon operacionet për t'u siguruar nëse rezultatet janë në përputhje me objektivat e vendosura dhe nëse operacionet po kryhen sipas procedurave të miratuara.
    Identifikon dhe vlerëson rreziqet e përputhshmërisë që lidhen me operacionet e bankës, duke përfshirë produktet dhe praktikat e reja, krijimin të llojeve të reja të biznesit, marrëdhëniet me klientët, etj.
    Asiston në përgatitjen e udhëzimeve të shkruara për stafin për zbatimin e duhur të ligjeve, rregulloreve dhe standarteve përmes politikave dhe procedurave dhe dokumenteve të tjera si manualet e përputhshmërisë, kodet e brendshme të sjelljes dhe udhëzimet praktike.
    Edukon dhe trajnon stafin për çështjet e përputhshmërisë.
    Mat rrezikun e përputhshmërisë duke përdorur tregues të performancës (p.sh. rritje e numrit të ankesave të klientëve, parregullsi në pagesa) për të përmirësuar vlerësimin e rrezikut të përputhshmërisë.
    Monitoron, teston dhe raporton rezultatet e testimit të përputhshmërisë duke ndjekur procedurat e brendshme të menaxhimit të rrezikut të bankës, duke identifikuar çdo ndryshim në profilin e rrezikut të përputhshmërisë bazuar në treguesit përkatës të performancës, shkeljet dhe/ose mangësitë e identifikuara dhe masat korrigjuese që janë marrë;
    Monitorimi dhe raportimi i ngjarjeve të mashtrimit;
    Matja dhe menaxhimi i rrezikut të mashtrimit duke përdorur tre objektiva (parandalimi, zbulimi, përgjigjia), për të vlerësuar këtë rrezik;
    Ndjek ndryshimet në legjislacionin që rregullon të gjitha aspektet e ndryshme të veprimtarisë së bankës;
    Vlerëson efektivitetin e politikave dhe procedurave aktuale të bankës dhe përshtatshmërinë e procedurave dhe udhëzimeve të përputhshmërisë si dhe identifikon nevojën për ndryshime dhe amendime te dokumentave;
    Asiston në përgatitjen e projekt-dokumenteve për t’u ndryshuar në bashkëpunim me drejtuesin e departamentit përkatës që do të preket nga ky ndryshim, së bashku me kontrolluesin e brendshëm;
    Mbledh gjetjet dhe rekomandimet e Kontrollit të Brendshëm si dhe autoriteteve mbikëqyrëse që rrjedhin nga kontrolli i aktiviteteve të bankës dhe punës së punonjësve nga ky i fundit dhe i kontrollon ato, ndjek problematikën e tyre dhe paraqet propozime për zgjidhjen e tyre;
    Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe respektimin e normave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale;
    Mbajtja e kontakteve dhe informimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale;
    Sigurohet për kuptimin e qartë të legjislacionit aktual për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndërgjegjësimin për legjislacionin e ardhshëm;
    Zbaton masat dhe kornizën e qeverisjes së privatësisë për të menaxhuar përdorimin e të dhënave;
    Krijon dhe monitoron programet dhe proceset e sigurimit të cilësisë për të identifikuar mangësitë dhe vlerësimin e rrezikut dhe propozon masat për korrigjimin ose përmirësimin e produkteve në mënyrë që të përmbushen standardet e vendosura të cilësisë;
    Bashkëpunimi me të gjithë aktorët për të zhvilluar politika dhe procese përkatëse për të arritur një kulturë cilësie me zero defekte ose devijime nga standardet e përcaktuara;
    Kryerja e detyrave të tjera sipas rregullave ligjore, nënligjore dhe akteve të brendshme të Bankës dhe sipas udhëzimit të Drejtuesit të Departamentit.


    KUALIFIKIMET:

    Diplomë Universitare në Ekonomi. Kualifikim pasuniversitar në fushën e Drejtësisë do të përbëjë avantazh.
    Të paktën 5 vjet eksperiencë në sistemin bankar. Të paktën 2 vjet eksperiencë në sektorin e përputhshmërisë/compliance në bankë.
    Aftësi shumë të mira për të kuptuar parimet e Bankës për të njohur dhe vlerësuar devijimet nga praktikat e biznesit.
    Njohuri shumë të mira të veprimtarive dhe procedurave bankare.
    Aftësi për të vlerësuar bazat e kontabilitetit, ekonomisë, ligjit, tatimeve, financave dhe teknologjisë së informacionit.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur dhe aftësi kompjuterike.

    Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe letren e motivimit ne adresen e e-mailit [email protected] . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

    Afati i fundit i aplikimit Prill 28 2024.



     




    Apply











    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X