Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    IT Helpdesk

    IT Helpdesk






    Infosoft Systems Shpk, kërkon të punësojë: IT Helpdesk

    Infosoft Systems kërkon të punësojë IT Helpdesk për t'iu bashkuar ekipit tonë në rritje. Ky pozicion mjaft i rëndësishëm do të jetë përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike dhe suportit ndaj përdoruesve të PC-ve/ Laptop-ëve që kanë probleme me hardware apo software-et që përdorin. Njëkohësisht, IT Helpdesk duhet t'u përgjigjet pyetjeve teknike, të njohë dhe ekzekutojë programet diagnostifikuese, të izolojë problemet e përdoruesit dhe t'i ofrojë zgjidhjen me të mirë dhe më të shpejtë të mundshme.

    Detyrat:

    Monitoron dhe përgjigjet me shpejtësi ndaj thirrjeve drejt IT Helpdesk.
    Përgjigjet me shpejtësi ndaj thirrjeve me telefon apo email.
    Të ketë aftësi të krijojë guida të shkurtra dhe materiale trajnimi hap pas hapi me screenshots për përdoruesit.
    Të ofrojë asistencë teknike dhe suport për case-et dhe problemet e ngritura nga përdoruesit për çështje të caktuara lidhur me software dhe pajisjet hardware.
    Të dokumentojë procedurat e brendshme të Helpdesk.
    Të monitorojë performancën e PC dhe të përditësojë software-t dhe firmware-t e tyre.
    Të bëjë pyetjet e duhura dhe të dëgjojë me kujdes ankesat e përdoruesve për të kuptuar sa më mirë shkakun e problemit.
    Të punojë për zgjidhjen e problemeve të përdoruesve duke i mentoruar në mënyrë që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen.
    Të ekzekutojë procedura diagnostifikuese si ndihmë në zgjidhjen e problemeve.
    Të kryejë pastrimin e PC/ Laptop/ Printers.
    Të trajnojë stafin mbi përdorimin e pajisjeve.
    Të raportojë problemet e rëndësishme në suportin e nivelit 2.
    Të jetë në gjendje të diagnostifikojë problemet me LAN, WAN të përdoruesve.
    Të mbledhë feedback nga përdoruesit për t'i ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe lehtësuar diagnostifikimin.

    Kualifikimet:

    Bachelor në IT, Computer Science.
    Aftësi në sistemet klient Windows (Windows 10) dhe në administrimin e Office 365.
    Eksperiencë në IT Helpdesk.
    Aftësi në zgjidhjen e problemeve teknike me PC/ Laptop/ Printers dhe programeve të instaluar ne PC-të e përdoruesve.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    Kujdes në detaje dhe interes maksimal në zgjidhje të problemeve.

    Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: [email protected]
    Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

     




    Apply
Working...
X