Fraud and Chargebacks Specialist /Senior Specialist - Departamentin e Pagesave dhe Kartave

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Përgjegjës për kontrollin e transaksioneve të kryera me karta , përdorimin e sistemeve të bankës, proceset dhe procedurat e implementuara nga Banka me qëllim identifikimin e transaksioneve të dyshimta me qëllim parandalimin e mashtrimeve me transaksionet e kartave.
Përgjegjësitë kryesore të punës:
- Kontrollon dhe analizon transaksionet e kryera me karta për të identifikuar në kohë transaksionet e dyshimta me qëllim parandalimin e mashtrimeve me transaksionet e kartave.
- Vlerëson masat ekzistuese duke i përshtatur dhe përmirësuar me qëllimin për të parandaluar mashtrimet me karta.
- Përdor sistemet që banka përdor për monitorimin e mashtrimeve të transaksioneve me kartat, përgatit dhe modifikon rregullat e aplikuara ne këto sisteme me qellim identifikimin në kohë të rasteve të dyshimta.
- Ndjek të gjitha reklamimet për transaksione të dyshimta të raportuara nga kartë-mbajtësit e bankës si edhe Tregtarët të cilët kanë një marrëveshje me bankën për të pranuar kartat si mjet pagese.
- Siguron që proceset dhe procedurat e implementuara nga Banka për parandalimin e mashtrimit janë në përputhje si me kërkesat e rregullatorëve brenda vendit ashtu edhe me kërkesat e skemave Master Card dhe Visa.
- Përgatit raporte në lidhje me tendencat e aktivitetit të mashtrimeve me kartat per ti vënë në dispozicion të drejtimit të bankës apo për nevoja dhe kërkesa të rregullatorëve.
- Përgjegjës për të ndjekur të gjitha reklamimet e klientëve për transaksionet e kryera me karta me qëllimin për të vlerësuar nëse është e mundur dhe duhet të iniciohet Chargeback.
- Përgjegjës për të iniciuar Chargeback me Visa dhe Master Card duke komunikuar drejtpërdrejt me klientët apo me punonjësit. Komunikon drejtpërdrejtë me klientët apo nëpërmjet punonjësve të shërbimit të klientit në degë dhe departamente, me qëllim që të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për të filluar proçesin e Chargeback. Ndjek të gjithë ecurinë e procesit nga momenti i çeljes deri në përfundimin e tij duke kryer veprimet/regjistrimet e nevojshme në varësi të rezultatit të Chargeback.
- Përgjegjës për të ndjekur dhe kundërshtuar në rast kur është e mundur(veprimet Chargeback të iniciuara nga institucionet e tjera për transaksionet që klientët e tyre kanë kryer në rrjetin e ATM-ve dhe POS-eve të Union Bank.
- Ruan dhe dokumenton cdo rast Chargeback përfshirë detajet e transaksioneve si edhe komunikimet dhe format e plotësuara nga klientët.
- Njeh dhe është në proces të vazhdueshëm për tu përditësuar me ligjet dhe rregulloret që lidhen me Chargeback.
- Përgatit raportet e nevojshme për ti prezantuar ato si brenda bankës ashtu edhe në rregullatorët si Banka Qendrore, Visa , Master Card.
- Përgatit dhe azhornon proçedurat qe lidhen me monitorimin dhe parandalimin e mashtrimeve me karta si edhe të proceseve të Chargeback.
- Përgjegjës për trajnimin e punonjësve të tjerë në Bankë, me qëllim që të jenë familjarë me rregullat dhe proceset që lidhen me mashtrimet e kartave si dhe Chargebacks.
Kërkesat e profilit:
Diplomë Universitare në Ekonomik ose fusha të tjera të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme bankare minimumi dy vite në pozicion të ngjashëm e preferueshme dhe e pranueshme dhe nëse është në njërin nga dy profilet.
Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar si dhe aftësi prezantuese të mira.
Njohuri shumë të mira kompjuterike, në MS Office si dhe sistemet financiare dhe raportimi të bankës, sidomos modulet e lidhura me ATM dhe kartat.
I/e kujdesshëm ndaj detajeve, korrekt/e, natyrë analitike.
I/E aftë të përballojë volumin e punës dhe natyrë proaktive.
I/E aftë të punojë në grup dhe të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me kolëgët.
Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 28 Prill 2023
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
Apply
WhatsApp
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
Fax: +355 4 2272 880
[email protected] | www.unionbank.al