E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Medical Representative.
Përgjegjësitë kryesore:
Promovimi i produkteve farmaceutike në mënyrë profesionale (telefonata të drejtpërdrejta & shërbim klienti).
Njohje e produktit (Njohje e plotë për të gjithë produktet që mban portofoli).
Marrëdhënie me klientin; Krijim dhe përforcim i marrëdhënieve me të gjithë klientët potencialë; Të qenurit i përditësuar me nevojat profesionale të klientit dhe menaxhimi i duhur i të gjithave aspekteve të marrëdhënies me te.
Marrëdhënie e ngushtë me Supervizorët e Shitjeve për Zonën, me qëllim analizimin dhe propozime konkrete duke dhene zgjidhjet te duhura per klientët ne menyre qe te realizohen objektivat dhe shitje te sukseshme.
Studim i të gjitha institucioneve shëndetësore në zonën e caktuar dhe identifikim i të gjthë klientëve potencialë për kompaninë.
Studim i të gjitha farmacive në zonën e caktuar dhe promovim i të githa produkteve që përmban portofoli, tek klientet.
Njohje e mirë e brandit; Promovim i çdo brandi të portofolit tek klientët
Analizë e konkurrencës; Gjetje, dhe informacion mbi tregun, aktivitetet e konkurrencës dhe procese të tjera që lidhen me tregun farmaceutik, sipas direktivave të drejtuesve më të lartë.
Selektimi i plotë i klientëve potencialë të zonës përkatëse, duke krijuar kështu portofolin maksimal që përfshihet në mënyrë aktive drejt suportit të kompanisë dhe brandeve përkatëse që kjo e fundit përfaqëson
Arritja e objektivave Mujore, Tremujore dhe Vjetore mbi Shitjet & Volumet.
Pjesëmarrje aktive me propozime, ide dhe në procese shitjesh dhe promovuese.
Edukimi: Farmaci, Stamotologji, Mjekesi e pergjithshme
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit 0697050551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners Group nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
AplikoWhatsApp