Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Hidro-Mekanik | Tiranë

    Inxhinier Hidro-Mekanik | Tiranë









    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Inxhinier Hidro-Mekanik

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Hidro-Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në objekt.
    Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt.
    Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.


    Përgjegjësitë:

    Ndjek fazat e projektimit të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat.
    Ndjek ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat dhe koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupeve të ndryshme instalatore për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
    Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur për marrjen në dorëzim të punimeve të realizuara për sistemet hidro-mekanike dhe MNZ;
    Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet përkatëse qëndrore apo vendore;
    Identifikon tregun e materialeve dhe të grupeve të ndryshme instalatore vendas ose të huaj dhe harton koston e instalimeve të punimeve të sistemeve hidro- mekanike dhe MNZ;
    Harton dhe kontrollon situacionet mujore dhe progresive, mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.

    Kualifikimet:

    Diplomë në degën Inxhinieri Hidro-Mekanike;
    Eksperiencë pune + 5 vite në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes);
    Kompetencë në projektim, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;
    Aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknime si dhe aftësi komunikimi ndërpersonale;
    Njohuri në proçeset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;
    Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh;
    Eksperiencë në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ.

    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X