Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Hidro-Mekanik | Tiranë

    Inxhinier Hidro-Mekanik | Tiranë










    Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor.
    Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.
    Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

    Pozicioni: Inxhinieri Hidro-Mekanik
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Hidro-Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në objekt.
    Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt.
    Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Ndjek fazat e projektimit të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat.
    Ndjek ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat dhe koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupeve të ndryshme instalatore për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
    Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur për marrjen në dorëzim të punimeve të realizuara për sistemet hidro-mekanike dhe MNZ;
    Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet përkatëse qëndrore apo vendore;
    Identifikon tregun e materialeve dhe të grupeve të ndryshme instalatore vendas ose të huaj dhe harton koston e instalimeve të punimeve të sistemeve hidro- mekanike dhe MNZ;
    Harton dhe kontrollon situacionet mujore dhe progresive, mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në degën Inxhinieri Hidro-Mekanike;
    Eksperienca: - Eksperiencë pune + 5 vite në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes);

    Aftësi të tjera:

    Kompetencë në projektim, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;
    Aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknime si dhe aftësi komunikimi ndërpersonale;
    Njohuri në proçeset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;
    Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh;
    Eksperiencë në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ.
    Përfitimet:

    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga konkuruese në treg;
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X