Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Ndërtimi Kostoist

    Inxhinier Ndërtimi Kostoist








    Inxhinier Ndërtimi Kostoist
    Departamenti: Teknik
    Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
    Inxhinieri i Ndërtimit në zyrë është përgjegjës për hartimin, përgatitjen e tabelave të volumeve metrike, librezave të masave, situacioneve të punimeve pjesor dhe progresiv, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
    Përgjegjësitë kryesore:

    Të hartojë dhe përgatisë tabelat e volumeve të punimeve për objektet të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
    Të ndërveprojë me stafin teknik në përgatitjen e preventivave të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
    Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmarra për t’u ndërtuar;
    Të hartojë dhe përgatisë librezat e masave, situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve të Shoqërisë dhe të nën-kontraktorëve të saj.
    Të ndërveprojë me stafin teknik në kontrollin dhe vlerësimin e volumeve të punimeve në preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike/private ku synon të marrë pjesë Shoqëria.
    Kualifikimet
    Kërkesat e Edukimit: Master’s Degree/ Diplomë Master.

    Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi ose arkitekturë (3+2 ose 5 vjeçare).
    Eksperiencat e punës:

    Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale.
    Aftësi të tjera:

    Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj.;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    * Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: [email protected] me subjektin: "Apikim per pozicionin - Inxhinier Kostoist".
    ** Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania.

     




    Apply
Working...
X