Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist - Njësia e Suportit dhe Zhvillimit Operacional

    Specialist - Njësia e Suportit dhe Zhvillimit Operacional






    Specialist - Njësia e Suportit dhe Zhvillimit Operacional ​

    Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

    Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e aktivitetit operacional të degëve duke ofruar një suport cilësor për stafin. Të marrë pjesë aktive në proçesin e zhvillimit të produkteve dhe të ndjekë të gjitha fazat e testimit në sistem.


    Përgjegjësitë kryesore të punës:

    Përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e problemeve operacionale që kanë të bëjnë me rrjetin e degëve duke ofruar një suport sa më cilësor në zgjidhjen e tyre;

    Përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e databazës së lidhur me shmangiet dhe gabimet operacionale të rrjetit të degëve që shërbejnë si bazë për matjen e performances dhe riskut operacional;

    Përgjegjës për ndërtimin dhe rishikimin në vazhdimësi të proçedurave operacionale për të garantuar sisteme të mjaftueshme të kontrollit operacional dhe për të rritur efiçencën operacionale;

    Merr pjesë aktive në ndjekjen e zhvillimeve të produkteve të reja, modifikimin e atyre ekzistuese, zgjidhjen e problematikave me sistemin e bankës duke nisur nga konceptimi i kërkesave funksionale deri në kryerjen e të gjitha fazave të testimeve të nevojshme për të siguruar që çdo ndryshim dhe mirëmbajtje teknike është e saktë;

    Përgjegjës për zhvillimin e trajnimeve operacionale dhe testimeve të organizuara nga Banka për stafin e ri dhe atë ekzistues;

    Merr pjesë aktive në projektet e Bankës duke dhënë kontributin lidhur me aspektet operacionale të projektit, zhvillime, testime dhe ndertim udhëzimesh/proçedurash.

    Mund të kryejë autorizime në sistem brenda limiteve të përcaktuara në proçedurat respektive.

    Përgjegjës për menaxhimin e userave të stafit në sistemin e bankës FlexCube si dhe të userave të klienteve për mundësimin e akseseve në shërbimin e-banking.


    Kërkesat e profilit:

    • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha te ngjashme;

    • Eksperiencë të mëparshme minimumi 3 vjeçare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë së biznesit;

    • Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore;

    • Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;

    • Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.

    • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

    • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.



    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 06 Prill 2024
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.


    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp














    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X