Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Deputy Finance Manager


    EPPC Albania kërkon një Deputy Finance Manager, për klientin e saj, kompani e specializuar në menaxhimin e pasurive të paluajtshme dhe qendrave tregtare.

    Përgjegjësitë kryesore:


    Krijon, koordinon dhe monitoron të gjitha raportet që gjeneron departamenti i financës dhe kujdeset që të jenë në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;Ndihmon drejtuesin e departamentit në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe planeve financiare për të arritur qëllimet dhe objektivat financiare të kompanisë;Ndjek, rakordon dhe deklaron shpenzimet e zyrave të përfaqësimit ndërkombëtarë;Mbikëqyr operacionet e përditshme kontabël dhe kontrollon në mënyrë të detajuar llogaritë kontabël përpara mbylljes së raportimeve mujore dhe vjetore;Përgatit, analizon dhe kontabilizon efektet e IFRS-ve në bazë të standarteve ndërkombëtare;Shqyrton periodikisht rrjedhën e punës dhe operacionalitet dhe punon ngushtësisht me drejtuesin e financës në menaxhimin e operacioneve duke automatizuar dhe përmirësuar proçeset.Zhvillon dhe menaxhon sistemet duke u kujdesur në mirëfunksionimin e tyre. Ndjek zhvillimin dhe përditësimin e tyre në bazë të nevojave të biznesit.Ushtron kontrolle të brendshme për të siguruar përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e kompanisë, si dhe me kërkesat e auditorëve dhe tatimorëve.Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit. Bashkëpunon me drejtuesin e departamentit për ndryshimin e procedurave dhe operacioneve ekzistuese të kompanisë;Përgatit deklarimet mujore dhe ndjek pagesat e detyrimeve fiskale brenda afateve të përcaktuara ligjore;Përgatit pasqyrat financiare (mujore dhe vjetore) dhe ndjek kontrollet tatimore;Asiston në përgatitjen e buxheteve vjetore;Përgjigjet dhe ndjek proceset e auditimit të pasqyrave financiare si dhe proceseve të ndryshme të auditimit të brendshëm dhe tatimor;Qëndron i përditësuar me rregulloret financiare dhe praktikat më të mira dhe siguron që aktivitetet financiare të kompanisë të jenë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse;Eshtë përgjegjës për interpretimin dhe shpjegimin e legjislacionit fiskal tek punonjësit e departamentit.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:


    Të zotërojë diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet. Preferohet një diplomë master ose çertifikim profesional;Minimumi 5 vite përvojë në menaxhim financiar, raportim dhe përgatitje të pasqyrave financiare;Njohuri të thelluara mbi parimet financiare, rregulloret dhe standardet e kontabilitetit;Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor;Aftësi në përdorimin e softuerëve dhe sistemeve financiare, si dhe njohje të mira të sistemit NAVIZION;Njohuri të avancuara të paketës Office dhe të analizës së të dhënave;Njohuri të mira të gjuhës angleze;Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve, i vëmendshëm ndaj detajeve.

    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në:



    Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.


    Apliko
Working...
X