Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për pozicionin:
FINANCIAL CONTROLLER MANAGER
Përshkrim i përgjithshëm i rolit:
Ofron siguri për saktësinë dhe paraqitjen e drejtë të raporteve financiare dhe të performancës të përgatitura nga Zyra e Kontabilitetit dhe Financave dhe ndihmon në arritjen e qëllimeve dhe objektivave të kompanisë. Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve apo procedurave të kontrollit financiar.
Kërkesat/Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Kontabilitet/Financë.
- Minimisht 5 vite eksperiencë pune në financë, preferohet në FMCG.
- Të ketë njohuri për standardet kombetare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, raportimit financiar dhe kontrollit.
- Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe me shkrim.
- Aftësi për të përmbushur afatet.
- Aftësi të shkëlqyera analitike.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose italiane
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: [email protected] deri në datën 15.12.2023.
*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
Me ne më të suksesshëm!
Cel. : +355672032221
AplikoWhatsApp