Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Strukture

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Strukture










    Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

    Ju fton të aplikoni për pozicionin e:

    Menaxher Strukture

    Përshkrim i përgjithshëm

    Menaxheri i Strukturës është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Ekzekutojnë dhe mbështesin aspektet operacionale të biznesit (gjenerojnë propozime, ndjekin kontratat e nënshkrimit dhe korrespondencën me klientët ose agjencitë individuale);
    Përgatisin raporte ditore të gjeneruara nga produkti;
    Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
    Raportojnë çdo ditë për xhiron e produkteve në departamentin e financës;
    Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të hotelit/objektit të akomodimit;
    Kontrollojnë në mënyrë periodike të ardhurat e okupancës sipas tipologjive të dhomave të resortit/objektit të akomodimit;
    Ofrojnë shërbim cilësor të klientëve në çdo kohë;
    Marrin pjesë në takime me departamente të tjera për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit;
    Menaxhojnë buxhetet dhe planet financiare;
    Mbajnë të dhënat financiare në bazë të procedurave të konfirmuara;
    Bashkëpunojnë me Menaxherin Financiar për të siguruar që likuidimet financiare të jenë në përputhje me kontratat;
    Vlerësojnë nevojën e trajnimit të stafit bazuar mbi të dhënat e mbledhura dhe ndërveprimin midis klientëve dhe vizitorëve;
    Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
    Mbikëqyrin të gjithë punonjësit dhe kur është e nevojshme marrin masa disiplinore kur nuk respektohen politikat e kompanisë;
    Planifikojnë punën për të gjithë departamentet dhe shpërndajnë detyrat në përputhje me rrethanat;
    Sigurohen që shërbimi i sigurisë është efektiv;
    Kryejnë inspektime të hotelit/objektit të akomodimit dhe shërbimeve;
    Krijojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të rinjë si një strategji për rritjen e shitjeve përmes thirrjeve telefonike për shitje, paketa të ndryshme, mesazhe mirësjelljeje, etj.;
    Identifikojnë problemet e ndërtimit dhe parashikojnë planin e ndërhyrjeve të nevojshme në objekt;
    Ndjek planin e ndërtimit me menaxherin e projektit;
    Bashkpunojnë me kontraktorët dhe furnizuesit;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
    Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
    Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
    Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
    Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
    Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
    Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’;
    Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
    Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
    Duhet të jenë të pajisur më me patentë
    Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

    Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: [email protected]; Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    [email protected]
Working...
X