Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kërkon të punësojë ARCHITECT SENIOR

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kërkon të punësojë ARCHITECT SENIOR










    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore,
    Punime të tjera inxhinierike,
    Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune ARCHITECT SENIOR.

    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    ARKITEKTI projekton objektet civile, industriale, turistike etj në varësi të projektit që do ti ngarkohet nga eprori.
    Gjithashtu, ndjek në mënyrë periodike punimet e ndërtimit në terren me qëllim kontrollin e cilësisë së ndërtimit dhe zbatimin e projektit në përputhje me standardet e kërkuara.

    DETYRAT KRYESORE:

    Analizon detyrën e projektimit dhe projekton objektet civile, industriale, turistike etj., në varësi të projektit që do të angazhohet, duke prodhuar të gjitha vizatimet e nevojshme që përmban projekti arkitektonik i zbatimit.
    Për projektet ku nuk është projektues i veprës, bën verejtjet përkatëse dhe jep zgjidhje aty ku sheh parregullsi dhe problematika në projekt duke detajuar, projektuar ose modifikuar pjesë të ndryshme të projektit.
    Verifikon zbatimin në terren të objektit në përputhje me detajet, specifikimet dhe standardet e projektit të miratuar.
    Përpilon raporte mbi mënyrën e vendosjes së materialeve në objekt dhe njofton eprorët nëse konstaton mospërputhje.

    KRITERET:

    Të ketë përfunduar studimet e larta, Dega Arkitekturë.
    Të ketë aftësi shumë të mira projektuese, duke filluar nga koncepti deri tek detajet e zbatimit.
    Të zotërojë shumë mirë programet: Revit, AutoCad, Adobe Photoshop, program modelimi dhe renderizimi 3D
    Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë punë
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    Të ketë vullnet për të mesuar dhe rritur profesionalisht. Të jetë proaktiv, fleksibël, dhe i aftë për të punuar në grup.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, shoqëruar me Portfolio (max 10 projekte), në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X