Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E GJEOTEKNIK

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E GJEOTEKNIK










    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E GJEOTEKNIK

    DETYRAT KRYESORE:

    Mbledhja dhe analizimi i të dhënave gjeoteknike.
    Analizimi rreziqeve gjeologjike duke u siguruar që çdo faktor që ndikon në punimet inxhinierike te identifikohet dhe menaxhohet
    Këshillim për procedurat e kërkuara dhe përshtatshmërinë e materialeve të ndërtimit
    Përdorimi i programeve kompjuterike të specializuar për krijimin e modeleve analitike 2D dhe 3D
    Konsultimi i hartave gjeologjike dhe fotografive ajrore
    Asistimi në hartimin e strukturave të ndërtuara, duke përdorur programe kompjuterike ose llogaritje te specializuara
    Planifikimi i hetimeve të hollësishme në terren nepermjet sondimeve dhe analizave te mostrave
    Mbikëqyrja e hetimeve dhe formacioneve tokësore
    Këshillimi dhe testimi i një sërë materialesh ndërtimore duke përfshirë rërë, zhavorr, tulla dhe argjilë
    Analizimi i vendeve dhe projekteve për cështje të ndjeshme ndaj mjedisit, si vend depozitime etj.

    KRITERET E KERKUARA:

    Të ketë kryer master professional, Dega Gjeoteknike, në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit.
    Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, çertifikuar mbi nivelin B2.
    Të zotërojë programet computerike teknike: CAD, SAP, etj..
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply











    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X