Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune MENAXHER LOGJISTIKE

    Tirane, ofroj vend pune MENAXHER LOGJISTIKE




















    Dimension HR po kërkon të rekrutojë MENAXHER LOGJISTIKE për një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).

    PERSHKRIM I POZICIONIT:
    Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit.


    DETYRAT E POZICIONIT

    Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
    Ndjek dhe përmbush të gjitha nevojat për transport dhe lëvizje në terren;
    Sigurohet që dërgesat të mbyllen në kohën e përcaktuar;
    Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi;
    Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
    Monitoron kostot e transportit;
    Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve lidhur me koordinimin e mjeteve të transportit;
    Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike;
    Trajnon dhe zhvillon stafin e ri në department;
    Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
    Kryen funksione të tjera sipas nevojës.


    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
    Edukimi: Të ketë diplomë universitare;
    Eksperienca: Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune në këtë pozicion;
    Aftësitë:

    Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëz angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
    Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese;
    Të ketë aftësi shumë të mira organizuese;
    Të jetë i komunikueshëm dhe bashkëpunues.


    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «MENAXHER LOGJISTIKE»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.


    JU MIREPRESIM!


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

     




    Apply


    WhatsApp


















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X