Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER HIDROTEKNIK në ZBATIM

    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER HIDROTEKNIK në ZBATIM

    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TE PUNËS
    Inxhinieri Hidroteknik ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve hidraulike në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.

    DETYRAT KRYESORE

    Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekti deri në kolaudimin përfundimtar.
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupit të hidraulikeve.
    Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
    Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko-ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
    Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit.

    KRITERET E KËRKUARA

    Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Nërtimit, Dega Hidroteknikë.
    Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë.
    Të përdorë mirë programet: Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap.
    Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
    Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë.
    Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria B.

    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

    Cel. : +355682055689

     




    Apply


    WhatsApp

















    Last edited: Today at 15:27



    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X