Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi (M)

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi (M)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    INXHINIER NDËRTIMI (MASHKULL)
    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS:
    Inxhinier Ndërtimi Zyre, është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimi te detyrave dhe projekteve perkatese.
    Kërkesat për Kandidatët:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, përfshirë Masterin.
    Minimumi 5 vite përvojë pune nga koha e diplomimit Master.
    Aftësi shumë të mira koordinimi te detyrave dhe projekteve perkatese.
    Moshë e preferuar 28–35 vjeç.
    Puna zhvillohet kryesisht ne zyre si dhe vizita periodike në kantier.
    Njohuri mbi koordinimin me institucionet shtetërore dhe procedurat e prokurimit publik.
    Të jetë i motivuar për punë të pavarur;
    Njohuri të mira të dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e ndërtimit;
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Kordinon ecurinë e punimeve dhe zbatimin e grafikut të punës, në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit.
    Plotëson dhe administron dokumentacionin teknik-ligjor gjatë fazave të ndërtimit.
    Harton dokumentacionin, preventiva, situacione mujore, libreza masash, etj
    Koordinon me institucionet shtetërore dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
    Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
    Mbikëqyrje dhe koordinim i punimeve qe realizohen në kantier
    Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.
    Ndjekes i procedurave te prokurimit publik.
    Adresa e Punës:
    Tiranë, Rruga Sami Frashëri
    Aplikimi:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresen [email protected]
    Pasi të bëjmë proçesin e përzgjedhjes së CV-ve, do të kontaktoheni për intervistë.
     
    Apply
Working...
X