Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)

    Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    ITD shpk, kërkon të punësojë:
    SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)​
    Specialisti i Marketingut është përgjegjës për ideimin, planifikimin, zbatimin dhe finalizimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë. Përdor të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit me qëllim rritjen e shitjeve, zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe ruajtjen e imazhit të kompanisë.
    Rreth nesh
    ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.
    Detyra dhe përgjegjësi:
    Harton, planifikon dhe zbaton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe planet promocionale.
    Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe partnerët, duke koordinuar aktivitetet dhe fondet marketing.
    Koncepton, dizajnon dhe ndjek prodhimin e materialeve promocionale sipas standardeve të brand-eve.
    Planifikon, organizon dhe menaxhon evente, seminare, workshop-e dhe aktivitete promovuese.
    Përgatit, ndjek dhe raporton Planin Periodik të Marketingut dhe buxhetin përkatës.
    Menaxhon dhe përditëson website-in, e-shop-in dhe rrjetet sociale të kompanisë.
    Përgatit dhe dërgon newsletter, komunikime promocionale dhe materiale prezantuese.
    Komunikon me media, agjenci publicitare dhe palë të treta, duke përfaqësuar imazhin e kompanisë.
    Analizon performancën e aktiviteteve marketing, mbledh feedback dhe propozon përmirësime.
    Kujdeset për imazhin, identitetin vizual dhe standardizimin e materialeve të brendshme të kompanisë.
    Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për rritjen e shitjeve dhe zhvillimin e brand-it.
    Kërkesa për kandidatët:
    Diplomë Universitare në Marketing
    1-2 vjet eksperiencë e mëparshme pune në marketing dhe komunikim (eksperienca në kompani IT-je përbën avantazh)
    Njohuri rreth produkteve dhe shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit (e preferuar)
    Aftësi shume të mira komunikuese
    Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
    Çfarë ofrojmë?
    Paga: 70,000 – 90,000 lekë neto (në varësi të eksperiencës).
    Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik.
    Sigurim shëndetësor privat.
    Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune.
    Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të (në gjuhën shqipe) dhe dokumente të tjera që provojnë kualifikimet tuaja tek: [email protected]
    Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
     
    Apply

    InfoSoft Management Services sh.p.k
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X