Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Lartë Administrate
Tirane
RRETH NESH
ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Lartë Administrate , Administration & HR department.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE
Zbaton detyrat që rrjedhin nga kuadri ligjor në fuqi, si dhe nga udhëzimet e dhëna nga Drejtori i Administratës.
Bashkëpunon me specialistë të departamenteve dhe sektorëve të tjerë të ECFA sh.a., në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara në kontratën e punës, rregulloret e brendshme, përshkrimin e vendit të punës dhe udhëzimet e Drejtorit të Administratës.
Asiston në hartimin e planit të punës së Drejtorisë së Administratës.
Raporton periodikisht, në përputhje me intervalet e planifikimit të përcaktuara, mbi detyrat e ngarkuara dhe objektivat e realizuara.
Kryen çdo detyrë tjetër të ngjashme, të ngarkuar nga Drejtori i Administratës.
Siguron që të gjitha përgjegjësitë që lidhen me këtë pozicion të kryhen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregulloret e brendshme të institucionit.
Organizon dhe planifikon vizita në të gjitha degët, monitoron veprimtarinë e tyre, identifikon problematikat dhe ndërmerr masa korrigjuese, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë punonjësit e degëve. Kjo përfshin edhe rishikimin dhe përmirësimin e branding-ut të degëve, në bashkëpunim me Specialistin e Marketingut dhe Supervizorët.
Kryen procesin e inventarizimit të aseteve për Zyrën Qendrore dhe për të gjithë rrjetin e degëve.
Monitoron, kontrollon dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me kontratat me palë të treta. Siguron që çdo proces prokurimi të jetë i dokumentuar në mënyrë të rregullt dhe i përfshirë në dosjen fizike të prokurimit, së bashku me vendimet përkatëse të miratimit, si dhe menaxhon vijueshmërinë e procesit të prokurimit.
Identifikon mundësi potenciale për zgjerimin e rrjetit të degëve në rajon, në bashkëpunim me Drejtorin Rajonal dhe Supervizorët.
Analizon mundësitë për bashkëndarje ambientesh me kompani të tjera të interesuara (si agjenci udhëtimi, agjenci sigurimesh, etj.), si dhe vlerëson fizibilitetin e marrjes me qira të ambienteve të pavarura.
Raporton drejtpërdrejt dhe mban përgjegjësi përpara Drejtorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore. Roli i Specialistit ka ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e përgjithshëm të institucionit.
KËRKESAT KRYESORE
Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Njohuri mbi sektorin bankar dhe/ose mikrofinanciar.
Minimumi 3–4 vite përvojë profesionale në sektorin bankar ose mikrofinanciar.
Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe komunikim.
Aftësi për të punuar dhe menaxhuar detyra nën presion dhe brenda afateve të ngushta.
Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.
BENEFITET
√ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
· Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin
Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
Apply
WhatsApp
[email protected] | www.kredo.al