Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Kerkesave Funksionale (Requirements Manager)

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Kerkesave Funksionale (Requirements Manager)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | Programim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Infosoft Systems eshte duke rekrutuar: Menaxher i Kerkesave Funksionale (Requirements Manager)
    PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:
    Menaxheri i Kërkesave Funksionale është përgjegjës për menaxhimin e kërkesave funksionale përgjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, në kuadër të projekteve software. Roli i tij është të sigurojë që kërkesat e biznesit të kuptohen, të dokumentohen dhe të ndiqen në mënyrë të kontrolluar, nga identifikimi fillestar deri në pranimin e zgjidhjes.
    Requirements Manager vepron si ura lidhëse midis kërkesave të përdoruesve fundorë dhe implementimit të zgjidhjes software. Aktiviteti i tij ndryshon sipas fazës së projektit, por në thelb fokusohet në menaxhimin e kërkesës funksionale. Në këtë kuadër, roli përfshin analizën e kërkesave, testimin funksional, takime dhe prezantime me përdoruesit fundorë, mbështetjen gjatë trajnimit dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
    Identifikon, analizon dhe qartëson kërkesat e biznesit, duke siguruar që ato të kuptohen saktë përpara kalimit në fazën e zhvillimit.
    Dokumenton kërkesat funksionale në mënyrë të strukturuar, në një formë të qartë dhe të përdorshme gjatë gjithë projektit.
    Ndjek kërkesat gjatë zhvillimit për t’u siguruar që zgjidhja e implementuar përputhet me atë që është dakordësuar.
    Menaxhon dhe përditëson kërkesat gjatë ndryshimeve që lindin, duke ruajtur kontrollin mbi scope-in funksional.
    Përdor platforma të dedikuara për menaxhimin dhe gjurmimin e kërkesave, për të monitoruar statusin dhe ecurinë e zhvillimit përgjatë projektit.
    Kryen ose mbështet testimin funksional të zgjidhjes dhe merr pjesë në procesin e pranimit nga përdoruesit fundorë (UAT).
    Organizon dhe zhvillon takime sqaruese dhe prezantime me përdoruesit fundorë për verifikimin e kërkesave dhe rezultateve.
    Përgatit dokumentacion mbështetës dhe manuale përdorimi, sipas nevojave të projektit.
    Identifikon paqartësi ose mospërputhje gjatë zhvillimit dhe siguron që ato të adresohen përpara dorëzimit final.
    Bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me ekipet e përfshira (Project Manager, Developers, Q&A) për të siguruar përputhshmëri të kërkesave me zhvillimin.
    KËRKESAT DHE KUALIFIKIM​Arsimimi dhe eksperienca:
    Diplomë universitare në një nga fushat: Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 2 vite eksperiencë në role funksionale në projekte software (p.sh. Business Analyst, Requirements Lead, Product/Functional Analyst ose role të ngjashme).
    Përvojë në mbledhjen, analizimin, dokumentimin dhe ndjekjen e kërkesave të biznesit dhe përdoruesve fundorë.
    Njohuri të mira në përdorimin e metodologjive Agile (Scrum, Kanban) dhe përvojë pune në mjedise bashkëpunuese ndërfunksionale.
    Përvojë në dokumentimin e kërkesave funksionale dhe përgatitjen e materialeve shoqëruese për zhvillim, testim dhe përdorim.
    Përvojë në përdorimin e platformave për menaxhimin dhe gjurmimin e kërkesave (p.sh. Azure DevOps, Jira, Confluence ose mjete të ngjashme).
    Njohuri mbi testimin funksional dhe përfshirje në proceset e validimit dhe pranimit të zgjidhjeve (UAT).
    Njohuri në përdorimin e mjeteve për dokumentim dhe prezantim funksional; përvoja me mock-up ose mjete vizuale përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
    Aftësi të tjera:
    Mendim analitik dhe aftësi për të strukturuar informacion kompleks në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
    Vëmendje ndaj detajeve pa humbur pamjen e përgjithshme dhe objektivat kryesore.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, shprehje e qartë dhe profesionale në komunikim verbal dhe të shkruar.
    Aftësi bashkëpunuese dhe sjellje profesionale në punë me ekipe dhe palë të ndryshme.
    Natyrë që përballon presionin dhe për t’u përshtatur me ndryshime të shpeshta të prioriteteve.
    Qasje e strukturuar, proaktive dhe e orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhim eficent i kohës dhe angazhimeve.
    Çfarë Ofron Kompania:
    Pagë konkurruese
    Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm
    Akses në teknologjitë më të fundit
    Mundësi trajnimesh dhe certifikimesh
    Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page
    Sigurim shëndetësor privat
    Zyra moderne në qendër të Tiranës
    Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]
    Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
     
    Apply

    InfoSoft Management Services sh.p.k
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X