Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Treasury Specialist

    Treasury Specialist
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Banke | Sigurime
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Specialist Thesari
    Departamenti: Financë
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël. Ai/ajo kryen rakordime me furnitorët dhe klientët, si dhe përgatit raportime financiare.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Përgatitja e raporteve ditore mbi gjendjen gjendjen dhe lëvizjen e fondeve në banka/arkë;
    Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa, në përputhje me planin e aprovuar të pagesave;
    Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabilitet;
    Kontrolli i saktësisë së regjistrimit të veprimeve financiare me bankat;
    Përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesa, sipas procedurave të kompanisë si dhe finalizimi i pagesave në bankë;
    Mirëmbajtja e listës së furnitorëve me të dhënat përkatëse;
    Përgatitja e raporteve periodike për Kredi dhe Kolateral, si dhe kontabilizimi i kredisë AFG-AFSH;
    Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mirëadministrimin e llogarive bankare të kompanisë;
    Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin efikas të fondeve;
    Përgatitja mujore e Cash Flow-it të shoqërisë;
    Monitorimi i raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë partnere;
    Ndjekje dhe protokollimi i të gjitha kontratave me palët e treta
    Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
    Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Financa 5, etj.);
    Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit;
    Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me palë të brendshme dhe të jashtme;
    Të demonstrojë aftësi të shkëlqyera analitike dhe saktësi në kryerjen e detyrave;
    Të jetë i/e motivuar dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë të pavarur;
    Të jetë i/e orientuar nga detajet dhe të ketë shkallë të lartë saktësie në punë;
    Të ketë aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me profesionalizëm dhe maturi;
    Preferohet njohja e gjuhës angleze.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i dorëzimit: 04/02/2026
    Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X