Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Cleaner - SALT Green Coast, Palasë

    Cleaner - SALT Green Coast, Palasë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
    Gjuha
    Gjuha?
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Cleaner në SALT, roli yt është kyç për të siguruar që cdo zonë e restorantit të jetë e pastër, e rregullt dhe e gatshme për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për klientët. Me përkushtimin dhe kujdesin tënd, ndihmon në krijimin e një ambienti të sigurt, higjenik dhe mikpritës, duke mbështetur çdo ekip dhe duke kontribuar në standardet e larta të SALT. Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Përgjegjëse për sigurimin e pastertisë së përgjithshme dhe të rregullt të ambienteve të restorantit;
    Përgjegjëse për mbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe materialeve të pastrimit në një gjëndje pune të sigurt;
    Te kujdeset qe te gjitha ambientet e restorantit,tualetet, shkallet, ambientet e brendshme te jene te pastra;
    Respektoni rreptësisht rregullat në lidhje me shëndetin dhe sigurinë;
    Kryen pastrimin e koshave ne menyre qe ambienti te jete i paster.
    Cfarë kërkojmë:
    Kandidati ideal përfaqëson vlerat tona dhe sjell:
    Eksperiencë e mëparshme do të përbënte avantazh;
    Preferohet përvojë në restorant ose shërbim ndaj klientit;
    Të jetë korrekte dhe disponibël;
    Aftësi të mira komunikuese për të bashkëvepruar me kolegët;
    Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
    Të jetë e motivuar dhe energjike.
    Cfarë ofrojmë:
    Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
    Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
    Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X